TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

by teve1
4 javë ago
1
A A
Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Ambasadave të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës për të diskutuar zhvillimet në sektorin financiar të Kosovës dhe aktivitetet reformuese në vijim, me theks të veçantë në sistemin e Kartonit të Gjelbër.

Sipas njoftimit, në takim morën pjesë Clarissa Castek, zëvendësshefe e Misionit në Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, Christoph Fuchs, Zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë; dhe Christian Böttcher, zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

“Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili i informoi përfaqësuesit e ambasadave për zhvillimet kryesore dhe iniciativat reformuese në sektorin financiar, përfshirë progresin në forcimin e kornizës ligjore dhe rregullative. Vëmendje e veçantë iu kushtua reformave të ndërlidhura me integrimin evropian, përfshirë çështjet që lidhen me sistemin e Kartonit të Gjelbër, në kuadër të mandatit të BQK-së për rregullimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe sektorit të sigurimeve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e sinqertë të BQK-së ndaj institucioneve të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e integritetit, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vlerëson lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e partnerëve të saj ndërkombëtarë në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e integrimit të Kosovës në mekanizmat përkatës evropianë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kosova vazhdon të mos jetë anëtare në organizatën ndërkombëtare Kartoni i Gjelbër, pasi që kërkohet që vendi ynë të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën