TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ismaili takon ministrin Rashiq, flasin për ndalimin e dinarit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ismaili takon ministrin Rashiq, flasin për ndalimin e dinarit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq me të cilin kanë biseduar lidhur me ndryshimet e fundit në Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

Në takimi është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

BQK rithekson se të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në Euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e ka njoftuar Rashiqin se vetëm në katër komunat veriore operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

“Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, ka theksuar ai.

Guvernatori Ismaili ka thënë se BQK-ja mbetet e vendosur për avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe se mbetet e përkushtuar që të vazhdojë me aktivitete informuese dhe vetëdijësuese për publikun.

Sipas njoftimit të BQK-së, ministri Rashiq vlerësoi lartë rolin e BQK-së dhe angazhimin e saj, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar brenda kapacitetit të tij, më qëllim rritjes së përfshirjes financiare dhe zgjerimit të mundësive për qasje financiare për të gjitha komunitetet.

Guvernatori Ismaili dhe Ministri Rashiq shprehen gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në funksion të informimit sa më të plotë dhe adekuat për të lehtësuar zbatimin me sukses të kërkesave të legjislacionit vendor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive mbajti takimin e radhës

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive mbajti takimin e radhës

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisje në Vushtrri, Policia sekuestron armë në dy lokacione

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive mbajti takimin e radhës

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive mbajti takimin e radhës

Izraeli negocion marrëveshje të re ushtarake me SHBA-në përpara betimit të Kongresit të ri në janar

Izraeli negocion marrëveshje të re ushtarake me SHBA-në përpara betimit të Kongresit të ri në janar

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Mbahet kolegjiumi me prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisje në Vushtrri, Policia sekuestron armë në dy lokacione

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë

Kurti: TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor

Kurti: TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Lista studentore që fitoi zgjedhjet në Serbi planifikon dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën