Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami e ka quajtur “spektakël politik” deklarimin e Vuçiqit se është gjetur eksploziv në në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë.
Ai ka thënë se Vuçiq dhe kryeministri i Hungarisë, kanë nxitur panikun e radhës.
“Edhe një spektakël politik i radhës së Vuçiqit. Ai vjen me narracionin e zakonshëm të frikës dhe pasigurisë, kinse bëhet fjalë për një shpërthim afër kufirit Serbi–Hungari. Vuçiq dhe Orbani nxisin panikun e radhës: alarm për eksploziv pranë gazsjellësit në kufi me Hungarinë. Orbani, i cili është aleat i Vuçiqit, thotë se “autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë”. Politikat destruktive të Vuçiqit në raport me Ballkanin Perëndimor janë të njohura, sidomos ndaj Kosovës. Ish-ministri i propagandës dhe informacionit të Millosheviqit ka ndërruar vetëm formën, por jo përmbajtjen ndaj politikave agresive në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Islami në Facebook.
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë








