TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ishte një eksperiencë traumatike” – Lufta e Kosovës në sytë e fotografit italian

Marco Di Lauro ishte njëri nga fotoreporterët e parë ndërkombëtar që dokumentoi për krimet e luftës në Kosovë. Fotografitë e fotoreporterit italian u publikuan ne mediet kryesore ndërkombëtare. Historinë e tij në Kosovë para 26 vitesh ai e ka rrëfyer ekskluzivisht për Tëvë1.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
4 0
A A

Ka shkrepur me mijëra foto për t’i dokumentuar vuajtjet që po përjetonin shqiptarët e Kosovës nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Ndonëse ishte shumë i ri në moshë fotoreporteri italian, Marco Di Lauro, kapi pamje të jashtëzakonshme gjatë kohës sa mbuloi luftën në Kosovë.

Megjithatë, dokumentimi i mizorive la kujtime të rënda tek italiani.
Di Lauro thotë se ishte një eksperiencë goxha traumatike t’i shihje njerëzit duke vdekur si pasojë e luftës.

“Të them të drejtën ishte e emocionalisht e rëndë t’i shohësh njerëzit duke vdekur, nuk kisha parë më herët spastrim etnik. Në vitin 1997 serbët filluan t’i sulmonin profesorët nëpër shkolla, mjekët në spitale dhe më vonë vrasjet masive filluan. Për një kohë shumë të shkurtër gjithçka u shndërrua në tragjedi. Në atë periudhë kohore isha shumë i ri dhe ishte një eksperiencë goxha traumatike për mua”, tregoi ai për Tëvë1.

Pas përfundimit të luftës fotografi italian do të kthehej sërish në Kosovë.

Ai tregon se nuk mund t’i besonte syve me transformimin që kishte ndodhur pas vetëm 8 vitesh.

“Kur u ktheva sërish në Kosovë në vitin 2007 u befasova me transformimin që kishte ndodhur. Kosova ishte shndërruar në një vend modern me restorante dhe lokale të bukura. Njerëzit dukeshin bukur dhe ishin të veshur mirë. Kishte ndryshuar shumëçka nga periudha e viteve të 90-ta”, tregoi fotoreporteri.
Përveç luftës në Kosovë, Di Lauro gjatë karrierës së tij ka mbuluar disa nga zonat më të vështira të konfliktit në mbarë globin përfshirë këtu Indinë, Nigerin, Perunë, Afganistanin, Gazën, Palestinën etj.
Puna e fotografit është shfaqur në mediet me të më mëdha ndërkombëtare siç janë New York Times, Washington Post, The Times dhe Daily Telegraph.

Tags: Marco Di LauroTeve1Vrasja e shqiptareve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën