Medon Berisha u kthye në lojtarin më në formë të Lecces gjatë pjesës së parë të sezonit. Pas një periudhe shumë të mirë, dëmtimi ndaj Pisas më 12 dhjetor ka bërë që të humbasë plot shtatë ndeshje të kampionatit.
Berisha mund të kthehet në fushë, që në sfidën e radhës të Seria A. Takim që do e vendosë përballë Torinos, më 1 shkurt.
Në shtatë ndeshjet ku Berisha ka munguar, Lecce numëron pesë humbje dhe dy barazime. Nga vendi i 14-të në Serie A, tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë.
Ylber Ramadani është një tjetër titullar i padiskutueshëm te Lecce. Ky i fundit bie në sy për kilometrat e përshkuara si askush tjetër.







