TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ishin rrahur në pompë të derivateve për shkak të një borxhi, prokurori kërkon dënimin e 11 personave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ishin rrahur në pompë të derivateve për shkak të një borxhi, prokurori kërkon dënimin e 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 11 vetave dhe ka kërkuar dënimin e tyre, për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme penale gjatë një rrahjeje mes vete më 6 maj të këtij viti në një pompë të derivateve në Mamushë të Prizrenit, raporton teve1.info

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, fillimisht në rrahje ishin përshirë dy të pandehur ku njëri kishte përdorë armën e zjarrit, pastaj ishin përfshirë edhe të pandehurit tjerë, ku kishin përdorë edhe armë të ndrysme të zjarrit, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm, lëndime trupor, përdorim të jashtëligjshëm të armës, sulm e vepra tjera penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: M.U., F.M., A.B., A.B., J.B., S.M., L.M., A.M., I.B., A.B., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, “Sulmi” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.U., me datë 06.05.2023 rreth orës 20:05min në Mamushë, saktësisht në hapësirën e jashtme të objektit për shitjen e karburanteve “P.P.”, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon me armë zjarri të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në mes të pandehurit A.B., dhe F.M., përfshihen në rrahje 11 (njëmbëdhjetë) të pandehur nga të dyja palët, ku gjatë përleshjes i pandehuri M.U., i armatosur me armë- revolver, shtënë në drejtim të dëmtuarit të cilin e godet në pjesën e këmbës së djathtë, veprime këto me të cilat të dëmtuarit I.B., i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri M.U., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas njoftimit për medie, të ëprfshirët në rrahje kanë kryer edhe vepra tjera penale si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Pjesëmarrja në rrahje”, etj.

“I pandehuri, F.M., gjatë përleshjes, në mënyrë të paautorizuar përdorë armën e zjarrit – pistoletën, me të cilën me qëllim të frikësimit, shtënë disa herë në drejtimin lartë në ajër, me ç’rast të pranishmëve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri. Me këto veprime kryen veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

I pandehuri, A.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, ku gjatë përleshjes, me armën e zjarrit – pistoletë, përkatësisht me pjesën e dorezës së armës e godet dy herë në kokë të dëmtuarin S.M., me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin. Me këto veprime, kryen veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

I pandehuri, J.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” të KPRK-së.

Të pandehurit: F.M., S.M., L.M., A.M., A.B., I.B., dhe A.B., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje. Me këto veprime, secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” të KPRK-së.

I pandehuri, I.B., me qëllim që ta lëndoj tjetrin, me dashje e sulmon të dëmtuarin/pandehurin A.B., Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së”, thuhet në aktakzuën e prokurorisë.

Sipas njoftimit, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

“InfoNata” 18.12.2025

“InfoNata” 18.12.2025

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija avancon në fazën nokaut

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita pëson nga Vallecano, siguron fazën “play-off”

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën