TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

nga tëvë1
2 muaj më parë
1
A A
Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Gianni De Biasi ishte në stolin e Shqipërisë në ndeshjen e mallkuar të Beogradit në tetor 2014, ndonëse këtë herë dëshira e tij është të flasë për futboll.

Ish-trajneri kuqezi, në intervistën për Abc News, ka besim se kombëtarja ka shanset e veta ndaj Serbisë.

“E qartë që këto eliminatore nuk janë aspak të lehta. Anglia është skuadra favorite në mënyrë absolute. Pastaj për vendin e dytë, që të jep mundësi të luftosh për kualifikim, mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme ndeshja e kësaj të shtune në Tiranë kundër Serbisë. Serbia është e fortë, me lojtarë mjaft të mirë. Gjithsesi, e rëndësishme është që ne kemi lojtarë me cilësi të madhe dhe që mund të luajnë mirë. Shumë prej tyre luajnë në kampionate të rëndësishme, shumë në Serinë A italiane. Pra, Shqipëria ka një skuadër të një cilësie shumë të lartë”.

Si mund të fitohet ndeshja e sotme ndaj Serbisë?

“Me inteligjencë, me guxim dhe me vendosmëri të madhe, duke u përpjekur që të luajnë shumë të mbledhur, duke kërkuar dominimin e lojës, duke vrapuar shumë, dhe duke u përpjekur për t’i vënë në vështirësi me cilësinë e disa prej lojtarëve tanë, sidomos në krahë. Varet mjaft nga cili do të luajë në sulm. Nuk e di cilat do të jenë zgjedhjet e Silvinjos. Gjithsesi, ai do të bëjë zgjedhjet e tij me synim për ta fituar ndeshjen”.

A do të ketë ndikim këtë herë ajo që ndodhi në 2014?

“Jo, mendoj që nuk do të ketë asgjë. Kanë ndodhur ngjarje në të kaluarën, por ndeshja duhet të jetë thjesht futboll, duhet të jetë sport. Kjo vlen më shumë se gjithçka tjetër, dhe do të tregojë aftësinë që ka Shqipëria për të përballuar edhe përballje të tilla, kur dihet se në të kaluarën ka pasur probleme, shqetësime, vuajtje apo nervozizëm, madje edhe gjëra më të rënda. Duhet të konfirmojmë veten, duhet të provojmë të fitojmë në fushë. Kënaqësia që vlen është të mundësh Serbinë në shtëpinë tënde, pa kërkuar ndonjë situatë jonormale”.

A beson De Biazi se Shqipëria mund të kualifikohet për në Botëror?

“Unë besoj padyshim, dhe besoj se duhet të besojnë të gjithë sepse ajo që ka rëndësi është të besojnë djemtë. Besimi im nuk vlen shumë. Duhet të besojë trajneri, dhe besoj se ai ka besim. Është e qartë se nuk është kaq e thjeshtë, por gjithçka është e vështirë përpara se t’a dalësh. Vetëm kur ndodh, të duket e lehtë. Eliminatoret duhet t’i luajmë me inteligjencë, me vendosmërinë e duhur, me krenari dhe me zotësi”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve, vazhdon garën në Europa League

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve, vazhdon garën në Europa League

Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Copenhagenit

Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Copenhagenit

Interi përgatit një ofertë të re për Lookman, kjo pritet ta bind Atalantan

Interi ofron 45 milionë euro për Lookmanin

KOK-u ndanë bursa për 27 sportistë

KOK-u ndanë bursa për 27 sportistë

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

Pas ambasadës gjermane, reagon edhe ambasada franceze: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

Emisioni “Info Nata” 29.07.2025

Emisioni “Info Nata” 29.07.2025

Pas gjetjes së trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

Pas gjetjes së trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

Nimani: Në pjesën e parë të seancës kishte marrëveshje, në të dytën Kurti ndërron drejtim

Nimani: Në pjesën e parë të seancës kishte marrëveshje, në të dytën Kurti ndërron drejtim

Mosrikandidimi i Lladrovcit, Smajljaj: PDK-ja mund të ketë llogaritur fitore të sigurt në Drenas, pavarësisht kandidatit

Mosrikandidimi i Lladrovcit, Smajljaj: PDK-ja mund të ketë llogaritur fitore të sigurt në Drenas, pavarësisht kandidatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X