Komisioni i Disiplinës ka marrë sot një vendim të paprecedent ndaj klubit të Egnatias dhe stafit të tij për protestën që bëri në ndeshjen e fundit, atë ndaj Vllaznisë, duke tërhequr ekipin nga fusha.
Trajneri Edlir Tetova është ndëshkuar me 6 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet. Bashkë me të e ka pësuar thuajse edhe i gjithë stafi teknik i skuadrës rrogozhinase, ashtu si edhe kapiteni Albani Aleksi. Një masë pa precedent e marrë kundër rrogozhinasve, duke kujtuar se në këtë sezon nuk kanë qenë të vetmit që kanë ndërmarrë një hap të tillë, pasi më parë e kanë bërë këtë me rregullsi klubi i Tiranës në shenj proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve.









