TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-oficeri britanik: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte i duhur

Kur po bëhen gati 26 vjet nga intervenimi i NATO-s në Kosovë, ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, vlerëson se aleanca veri-atlantike bëri veprimin e duhur duke e shpëtuar popullatën civile shqiptare. Ai thotë se edhe sot Britania e Madhe ka raporte shumë të mira me Kosovën.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1 0
A A

Më 23 mars bëhen 26 vjet kur NATO nisi fushatën ajrore kundër forcave serbe për të shpëtuar popullatën civile shqiptare nga spastrimi etnik që po orkestrohej nga “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviq.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, shihet si një prej përkrahësve më të fuqishëm të bombardimeve të NATO-s.

Tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada, ish-oficeri britanik, Ade Clewlow thotë se Britania e Madhe bëri gjënë e duhur duke intervenuar në Kosovë.

Megjithatë ai tregon se ka pasur skepticizëm në mesin e disa shteteve për të ndërhyrë në Kosovë.

“Ne e kishim shumë të qartë se ndërhyrja në Kosovë ishte e nevojshme edhe pse disa shtete aleate ishin më skeptike dhe nuk e mbështetnin këtë ide. Ne i mbrojtëm civilët së bashku me aleatin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999. Historia tregon se ishte një vendim i duhur”, thotë për Tëvë 1, ish-oficeri britanik.
Clewlow thotë se edhe sot Britania e Madhe ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën.

Ai ka nënvizuar prezencën e ushtarëve britanikë në Kosovë si dëshmi e raporteve të ngushta me Kosovën.

“ Britania e Madhe vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushta me Kosovën edhe sot. Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bashkëpunim të mirë më ushtrinë Britanike ku gjeneratat e reja kanë kryer disa trajnime cilësore së bashku. Gjithashtu prezenca e ushtarëve britanikë në Kosovë dëshmon edhe njëherë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes shteteve. Kosova është një rast unik se si njerëzit janë kthyer në vendin e tyre dhe e kanë zhvilluar atë”, shprehet ai.
Bombardimet e NATO-s zgjatën për 78 ditë derisa Sllobodan Millosheviq, pranoi të tërhiqte forcat e tij speciale policore dhe paraushtarake nga Kosova.

Rreth 40,000 trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë për të mbikëqyrur largimin e forcave serbe dhe për të filluar një operacion paqeruajtës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën