TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ministri Nenad Rikallo dënohet me 3 vjet burg

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Ish-ministri Nenad Rikallo dënohet me 3 vjet burg

Ish-ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai është dënuar lidhur me akuzat për korrupsion. Aktgjykimi u shpall të enjten, raporton Betimi për Drejtësi.

Kurse, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Sipas aktgjykimit, ish-ministri Nenad Rikalo dhe ish-sekretari Kapllan Halimi, shpallen fajtorë për pikën 1 të aktakuzës. Me këtë, Rikalo dënohet me 3 vite burgim efektiv, kurse Halimi me 2 vite e 6 muaj burgim.

Kurse, të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, lirohen nga akuza, pasi që nga provat e administruara nuk është vërtetuar se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale për të cilën janë akuzuar sipas aktakuzës.

“Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 26 dhjetor 2019, të pandehurit Nenad Rikalo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka, në bashkëveprim, gjatë vitit 2018, me qëllim që t’iu mundësojnë përfitim në mënyrë të kundërligjshëm kompanive si: konzorciumit “Novus” SH.P.K, për fitimin e grantit “Ndërtimi i tregut modern për prodhime bujqësore” në Prishtinë, konzorciumit “Dhemetra” SH.P.K për fitimin e grantit “Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organit” (duke mos qenë fare në listën e projekteve të cilat mbulohen me financim përmes granteve), koncorziumit “DOO Zubin Potok” për fitimin e grantit “Projekti për ndërtimin e investimeve në objektin për magazinimin dhe ruajtjen e frutave”, si dhe konzorciumit NTP “Arena Engineering” në Pejë, për fitimin e grantit “Prodhimi dhe përpunimi i mishit” në Pejë, me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural neni 5.1, neni 8, neni 13 paragrafi 1.2, neni 4, neni 14.2 Ligji 03/L098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, neni 8 dhe 9, rregullores ( QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit”.

Këtë thuhet se e kanë bërë ashtu që i pandehuri Nenad Rikalo, në cilësinë e ministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij, ka hartuar një “Program të veçantë”, pa buxhet të veçantë të ndarë për këtë projekt, ka vendosur mbi kriteret, ka përcaktuar regjionet për financim, shumën e grantit, duke i anashkaluar edhe procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë, që ishte kompetencë e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR duke mbivendosur në mes të masave me programin e rregullt, më 26 mars 2018, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar vendimin me nr. ref. KM 91/18 për hartimin e politikave të reja për zhvillim të mëtutjeshme të infrastrukturës rurale dhe ngritjes së konkurrencës në zonat rurale më pak të zhvilluara, me ç‘rast edhe programin ua dorëzon vetë të përfunduar, ndërsa komisionin e kishin formuar vetëm formalisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Frostea Elderflower – Shija e veçantë që sjell një përvojë ndryshe freskie!

Frostea Elderflower – Shija e veçantë që sjell një përvojë ndryshe freskie!

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Efekti Kurti në politikën serbe, Islami: Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të, ndërsa ajo e akuzon për lidhje me Radoiçiqin

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Ushtria izraelite vret pesë palestinezë të tjerë në Gaza

Ushtria izraelite vret pesë palestinezë të tjerë në Gaza

Kosova me 23 karateistë në Kampionatin Botëror

Kosova me 23 karateistë në Kampionatin Botëror

Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Frostea Elderflower – Shija e veçantë që sjell një përvojë ndryshe freskie!

Frostea Elderflower – Shija e veçantë që sjell një përvojë ndryshe freskie!

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Efekti Kurti në politikën serbe, Islami: Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të, ndërsa ajo e akuzon për lidhje me Radoiçiqin

Shabazz i Yllit shpallet “MVP”

Shabazz i Yllit shpallet “MVP”

BE miraton gati 1,600 masa të reja sanksionuese që synojnë industrinë ushtarake të Rusisë

BE miraton gati 1,600 masa të reja sanksionuese që synojnë industrinë ushtarake të Rusisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën