Këtë propozim të Qeverisë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri e quan “hajgare”.
Sipas tij, paga minimale do duhej të jetë 350 euro.
“Mendoj që kjo pagë minimale zyrtare, 250 euro është veç hajgare. Minimum 350 euro, minimum”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Projektligji i cili i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro pagë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 13 prill. /Teve1.info/