Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është pajisur me pasaportë shqiptare.
Vendimi për t’i dhënë pasaportën shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme.
Në dekret thuhet se bazuar në ligjin 113/2020, Eric Adams i jepet shtetësia shqiptare dhe ky dekret hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare dhe shtohet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.
Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.




