TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-komandanti i FSK-së paralajmëron sulme të reja në veri

Njohësit e sigurisë në vend thonë se në vitin 2025 duhet të rritet vigjilenca në katër komunat veriore për arsyeje se grupet kriminale serbe mund të ngritin tensione. Sipas ish-gjeneralit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati serbët e orkestruar nga Serbia do të tentojnë të kryejnë sulme para festave të serbëve duke tentuar t’i fajësojnë shqiptarët. Ndërkaq profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku mendon se situata në katër komunat veriore do të mbetët e qetë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
14
A A
Ish-komandanti i FSK-së paralajmëron sulme të reja në veri

Viti  2024 në katër komunat veriore u mbyll me situatë të brishtë të sigurisë.

Sulmi terrorist në kanalin kryesor të Iber-Lepencit më 29 nëntor në Varage të Zubin Potokut, për institucionet qe alarm për sigurinë në këtë zonë.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë për televizionin se në vitin 2025 mund të ketë sulme në katër komunat veriore. E ato sipas tij mund të ndodhin në festat e komunitetit serb.

“Faktikisht unë nuk pres që serbët të rrijnë të qetë, posaçërisht institucionet e sigurisë duhet të kenë parasysh dhe duhet ta kenë vëmendjen sidomos në datën 7 e cila është festë e serbëve, dhe ata mund të bëjnë ndonjë ekses apo ndonjë sulm terrorist dhe t’ua lënë shqiptarëve kinse shqiptarët i kanë sulmuar dhe me datë 9 fillon fushata parazgjedhore në Republikën e Kosovës dhe deri më 9 shkurt kur janë zgjedhjet, policia, inteligjenca dhe në përgjithësi institucionet e sigurisë duhet të jenë të vëmendshme dhe vigjilente sepse serbët nuk do të rrijnë rehat” , tha Kastrati.

Kastrati thotë se krejt kjo mund të ndodhë pasi që presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi dëshiron tërheqjen e vëmendjes nga protestat masive tash e rreth 2 muaj.

“Vuçiqi do të tentoi që të balancoi atë, apo t’i fshehë ato probleme që i ka brenda shtetit të vet duke sulmuar dhe duke inskenuar sulme të ndryshme në Republikën e Kosovës” , thotë ai.

Në anën tjetër profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku mendon se situata në katër komunat veriore do të jetë e qetë por që sipas tij, duhet të rritet vigjilenca.

“Gjendja e sigurisë do të jetë stabile në pjesën veriore, këtë konstatim e bazoj në eksperiencat e mira të deritanishme të policisë dhe sistemit të sigurisë të Kosovës, si dhe shtimit të vigjilencës dhe vetëdijesimit më të madh të faktorit ndërkombëtar i cili në këtë rast ka shprehur gatishmërinë dhe mobilizimin për të monitoruar për të asistuar kur është nevoja, përkatësisht policinë”, thotë ai.

Çollaku konsideron se sulmet në katër komunat veriore të mbështetura nga Serbia, kanë pasqyrë negative te faktori ndërkombëtar të cilët e cilësojnë si shtet destabilizues.

“Për ndërkombëtarët se Serbia ka luajt një rol shumë destruktiv ka lujtë rolin e një agresioni dhe një sponzorizimit të aktiviteteve kriminale dhe ato terroriste”, pohon ai.

Pas sulmit terrorist në Iber-Lepenc, Policia e Kosovës rriti numrin e zyrtarëve policor, duke shtuar kështu edhe patrullimet përgjatë kufizimit me Serbinë por edhe në zonat kritike të infrastrukturës së shtetit.

Krejt kjo për të parandaluar çdo sulm të mundshëm, meqë vet kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se para dhe pas Vitit të Ri mund të ketë sulme të reja nga grupet kriminale serbe në katër komunat veriore.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën