TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Ish-komandanti i FSK-së: FSK-ja s’ka ‘zbarkuar’, ka vepruar me nder – ky ishte mision humanitar, jo politik

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka reaguar pas zhurmës politike që u krijua rreth dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës për kërkimin e trupit të pajetë në Liqenin e Ujmanit.

“Një prej misioneve të FSK-së është edhe mbështetja civile dhe kërkim-shpëtimi. FSK-ja e ka kry obligimin e vet. Asgjë e re nuk ka ndodhur. Tentimi për ta politizu këtë operacion humanitar është gabim – pavarësisht prej cilës parti vijnë”, u shpreh Rama në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që FSK-ja ka ndërhyrë në pjesën veriore në koordinim me KFOR-in:
“Më 2014 kemi pasur të njëjtin operacion – aksident në Ujman mes dy varkave, ku janë zhdukur persona nga komuniteti serb. Kemi vepruar në bashkëpunim me KFOR-in. Po ashtu në 2016 në lumin Ibër dhe në 2019 për deminim humanitar.”

Sipas Ramës, përdorimi i termit “zbarkim” është jo vetëm i pasaktë, por edhe i rrezikshëm.
“Thonë ‘zbarkim’, por realisht nuk kanë informacion. Ka qenë një dislokim i koordinuar me KFOR-in, i cili është pjesë e NATO-s. Pa koordinim me ta, si mendojmë të bëhemi pjesë e NATO-s?”

Rama u ndal edhe tek reagimi i Ambasadës Gjermane, duke e konsideruar serioz paralajmërimin e saj për rrezikun e manipulimeve politike:
“Reagimi i ambasadës gjermane ka pasur fuqi të jashtëzakonshme – tregoi që edhe ata e kanë kuptuar që situata është kaluar përtej kornizave normale. Nuk ka pasur nevojë me përfitu prej një misioni humanitar kaq të ndjeshëm.”

Në fund, ai përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2013 që ndalon dislokimin e FSK-së në veri pa lejen e KFOR-it:
“Atëherë nuk ka pasur garancion, vetëm marrëveshje. Tash është kërkuar edhe letër nga ministri i Mbrojtjes, për t’iu garantuar KFOR-it se operacioni është thjesht humanitar. Dhe kjo është bërë.”

“FSK-ja është e popullit të Kosovës, jo e ndonjë partie. Ka bërë vetëm detyrën e saj.” – përfundoi Rama.

Tags: Info Nataish komandanti i fks-seTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

Abdixhiku takohet me Osmanin

Meta: Osmani do të kthehet në politikë, me të LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

“InfoNata” 12.03.2026

“InfoNata” 12.03.2026

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën