Ai ka thënë se largimi i tyre nuk është lajm, por ai që Qeveria e Kosovës vepron pa dëgjuar rekomandimet e SHBA-së.
“Nuk është lajm dorëzimi i uniformave nga serbët, sepse për skenarët e tyre ka pas mjaftë informacione. Por lajmë është që qeveria e Kosovës vepron pa dëgjuar rekomandimet e SHBA. Dhe kur e sjellë situatën buzë lufte, sjellë anarki totale edhe më keq se që ka qenë, atëherë SHBA tua pastron bërrlogun? Pra, nga sot, ne do të ballafaqohemi me skenarët e shumtë serb në veri të vendit”, ka shkruar ai.
Serbët në veri kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste të dielën në veri, si shenjë mbështetje ndaj Vuçiqit./teve1.info