TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Propozimi i Ramës për konferencë ndërkombëtare, ide e rrezikshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Propozimi i Ramës për konferencë ndërkombëtare, ide e rrezikshme

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për organizmin e një konference të përbashkët ndërkombëtare mes kyeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Nesho ka thënë se këto çështje i takojnë institucioneve të Kosovës dhe se sipas tij, Rama e ka personalizuar politikën duke dashur të bëhet personazh kryesor.

Madje, propozimin e Ramës e cilësoi si ndihmë për nacionalzimin serb.

“Të gjitha këto i takojnë institucionit të Kosovës, prandaj mendoj që kjo është brenda asaj aktivizmit të tepruar, ose personalizimit që i bën politikës zotëri Rama, për të qenë një personazh kryesor. Dihen lidhjet e tij tani tepër të rrezikshme me Vuçiqin që nuk mendoj që kapitulli në to ka përfunduar dhe këtë e tregon edhe propozimi, që është një ndihmë për nacionalizmin serb kur kërkon që çështja e Kosovës e propozimeve të BE-së, planit të nomalizmit franko-gjerman  të kalojë nëpër një konference ku të mbyllen dy liderët”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Nesho tutje tha se ky propozim është i rrezikshëm sepse siç tha ai, po ta pranojë Kosova këtë konferencë do të duhej të pranonte edhe rezultatet e një kompromisi mes palëve.

“Kjo është pikërisht e rrezikshme sepse në një konferencë të tillë është tepër pragmatike rezultati që del, sepse po të pranosh konferencën duhet ta pranosh edhe rezultatet e një kompromisi midis palëve. Pse duhet të japë Kosova atë që e ka fituar,  pse duhet që medoemos Serbia të bëhet një faktor brenda një konflikti artificialisht të krijuar bashkë me politikat e saj të përbashkëta ruse për të mbajtur një zonë konflikti në zemër të Evropës. Unë mendoj që në këtë drejtim Rama indirekt ose dhe direkt nuk e paragjykoj, i ka shërbyer interesave të planeve serbo ruse për të vendosur çështjen e Kosovës në një zgjidhje të re gjeopolitike”, shtoi ai

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mbështeti këtë ide.

Teksa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit”, tha Kurti,

Në anën tjetër presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mbështetur idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në../teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

“Info Nata”- 15.12.2025

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën