Futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Alexander Isak është në qendër të vëmendjes se a do të largohet nga Newcastle United.
Sot, futbollisti nuk u stërvit me grupin te ekipi anglez, dhe duket se është duke e menduar skuadrën e tij të re.
Isak ka shumë oferta në tavolinë, por është pranë transferimit te Liverpooli, pasi aty i ka më shumë sytë.
Pas largimit të Darwin Nunez, gjasat që Isak të luajë në “Anfield” për sezonin e ri janë rritur dukshëm.
Skuadra e Newcastle tani vetëm duhet të pres ofertën e Liverpoolit për sulmuesin suedez dhe një transferim i tillë mund të ndodhë gjatë kësaj jave.