Sulmuesi Alexander Isak është më se i vendosur të largohet nga Newcastle Untedi dhe ti bashkohet skuadrës së Liverpoolit gjatë këtij muaji.
Mësohet se suedezi tashmë ka njoftuar Newcastle Unitedin për vendimin e tij, dhe po e pret arritjen e marrëveshjes me Liverpoolin.
Isak ka marrëveshje personale me Liverpoolin, por Newcastle Unitedi po insiston në 150 milionë euro për kartonin e tij.
Liverpooli deri më tani ka ofruar 120 milionë euro për Isakun, por Newcastle ka refuzuar ofertën e ekipit nga “Anfield Road”.
Pas veprimit dhe vendimit të Isakut, klubet pritet që të arrijnë marrëveshjen për transferimin e tij.
Isak ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2028, ndërsa sezonin e shkuar ka shënuar 27 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.