Ish-kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe do të zhvillohet më 17 Shkurt në Prishtinë.
Mustafa ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarë t’i bashkohen këtij tubimi, duke theksuar rëndësinë e kërkimit të drejtësisë pa ndikime politike.
“Do të ftoja sa më shumë qytetarë të dalin në tubimin e 17 shkurtit, në të cilin do të kërkohet drejtësi dhe jo politizim të këtij procesi”, është shprehur ai.







