TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

by teve1
1 orë ago
3
A A
Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar për pasoja serioze në gjithë Lindjen e Mesme nëse objektet energjetike iraniane bëhen objekt sulmesh.

Në një postim në X, ai theksoi se infrastruktura kritike dhe energjetike në rajon mund të përballet me shkatërrim të pakthyeshëm. Ai shkroi se:

“Menjëherë pasi termocentralet dhe infrastruktura në vendin tonë të jenë në shënjestër, infrastruktura kritike, infrastruktura energjetike dhe objektet e naftës në të gjithë rajonin do të konsiderohen shënjestra legjitime dhe do të shkatërrohen në një mënyrë të pakthyeshme, dhe çmimi i naftës do të mbetet i lartë për një kohë të gjatë.”

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushtica e Hormuzit për qarkullimin e anijeve.

Të shtunën në mbrëmje, në një postim në Truth Social, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të “godisnin dhe shkatërronin” termocentralet iraniane – “duke filluar fillimisht me më të madhin” – nëse Teherani nuk vepron brenda afatit të caktuar.

Sipas deklaratës së tij, afati përfundon në orën 23:44 GMT të së hënës, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën