TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

by teve1
2 orë ago
0
A A
Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani kërcënoi portet në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit pasi SHBA-të njoftuan një bllokadë ndaj porteve dhe vijës bregdetare të Iranit.

“Siguria në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit është ose për të gjithë ose për ASNJË”, sipas Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit, IRIB. “ASNJË PORT në rajon nuk do të jetë i sigurt”, tha ushtria iraniane, citon AP.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi të dielën se do të fillojë zbatimin e një bllokade të të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane më 13 prill në orën 14:00 GMT.

Duke thënë se “bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”, ajo shtoi se do të përfshijë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.

“Forcat e CENTCOM-it nuk do të pengojnë lirinë e lundrimit për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane”, vuri në dukje deklarata.

Ndërsa një raport i inteligjencës detare me bazë në Londër, njoftoi se trafiku, i cili tashmë kishte funksionuar në nivele të reduktuara, papritmas u ndal plotësisht  të hënën ndërsa anijet filluan të ndryshonin kursin në Ngushticën e Hormuzit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën