TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani arreston nëntë aktiviste për të drejtat e grave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Irani arreston nëntë aktiviste për të drejtat e grave

Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete në provincën veriore të Gilanit.

Ky zhvillim vjen në kohën kur autoritetet po vazhdojnë shtypjen në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Mahsa Aminit, e cila vdiq sa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat për veshjen e hixhabit, apo shamisë së kokës.

Në mesin e të arrestuarave më 16 gusht janë: Mateen Yazdani, Forough Sami’nia, Yasmin Hashdari, Jelve Javaheri, Zahra Dadras, Negin Rezaei, Shiva ShahSiah, dhe Vahehdeh KhoshSirat, njoftuan aktivistët përmes rrjeteve sociale.

Arsyet e arrestimit të tyre apo vendndodhja e të arrestuarve ende nuk është bërë publike dhe zyrtarët ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Duke folur për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, avokuesja e të drejtave të grave, Mansoureh Shojaee, tha se arrestimi i aktivisteve duket se është pjesë e një strategjie më të gjerë të udhëheqjes islamike për të menaxhuar përvjetorin e parë të vdekjes së Aminit më 16 shtator. Ajo theksoi se shumica e të arrestuarave, përfshirë Javaheri, Sami’nia dhe Yazdani, kanë qenë aktiviste për të drejtat e grave për më shumë se dy dekada.

Të paktën 500 persona janë vrarë që kur shpërthyen protestat pas vdekjes së Aminit, një grua iraniane-kurde, e cila u arrestua teksa po vizitonte Teheranit. Ajo u arrestua nën dyshimet se kishte shkelur kodet e veshjes islamike.

Protestat nisën si kundërpërgjigje ndaj zbatimit brutal të legjislacionit për veshjen e detyruar të shamisë së kokës, por shumë shpejt u shndërruan në protestat më të mëdha që nga revolucioni islamik në Iran më 1979.

Zyrtarët kanë fajësuar Perëndimin se ka nxitur protestat dhe janë zotuar se do të shtypin edhe më ashpër protestat.

Disa mijëra persona janë arrestuar, përfshirë edhe gazetarë, avokatë, aktivistë dh të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

120 të plagosur në përleshjet gjatë protestës kundër krimit në Meksikë

120 të plagosur në përleshjet gjatë protestës kundër krimit në Meksikë

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Turqia: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Zjarrfikësi shpëton fëmijën nga banesa që kishte marrë flakë në Tiranë

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Rutte viziton selitë e JFC Brunssum dhe AWACS

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë njëorëshe

Sylvinho shpall listën ‘anti-Serbi’, me vetëm një risi te Kombëtarja

Sylvinho “projekton” formacionin anti-Angli

FIFA lartëson Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

“Play-off”, kundërshtarët e mundshëm të Kosovës e Shqipërisë

Sylvinhon siç nuk e kemi parë kurrë në këtë mënyrë! Trajneri brazilian “çmendet” nga gëzimi

Shqipëria me mungesa, Sylvinho ruan lojtarët

Duelet me Andorrën e Anglinë dhe shpallja e listës, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria pret Anglinë në Tiranë

Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vëllai i saj

Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vëllai i saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën