TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

by teve1
56 minuta ago
0
A A
IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar sot suspendimin e shtatë zyrtarëve të tjerë policorë, pas zgjerimit të hetimeve për rastin e dyshuar të keqtrajtimit të dy qytetarëve në Stacionin Policor të Podujevës, njëri prej të cilëve i mitur.

Sipas IPK-së, gjashtë nga zyrtarët e rekomanduar për suspendim shërbenin në Stacionin Policor të Podujevës, ndërsa një zyrtar tjetër në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Hetimet fillestare kishin nisur pasi dyshohej se disa policë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës brenda ambienteve të stacionit policor, ku ndodheshin të ndaluar dy qytetarët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, IPK ka zgjeruar hetimet, të cilat tashmë kanë identifikuar edhe shtatë të dyshuar tjerë, duke e çuar numrin total të zyrtarëve të dyshuar në 11.

Sipas komunikatës, ndaj gjashtë prej tyre po zhvillohen hetime në procedurë të rregullt për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa një toger policor po hetohet për veprën “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin edhe për shtatë zyrtarë policorë prej të cilëve gjashtë ishin duke shërbyer me detyrë në Stacionin Policor të Podujevës dhe një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Hetimet fillestare IPK i kishte filluar me dyshimin se disa zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor në Podujevë kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim. Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zgjeruar hetimet lidhur me rastin ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës. Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj 6 zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”. Bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë”, bëhet e ditur në komunikatën e IPK-së.

Më tej, IPK ka rikujtuar se më 10 nëntor 2025 kishte rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve të parë të përfshirë në këtë rast, pasi dyshohej se ata kishin përdorur forcë të tepruar gjatë detyrës dhe brenda hapësirave të stacionit policor.

“10 nëntor 2025- Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të cilët ishin duke shërbyer me detyrë në Stacionin Policor të Podujevës. Informacionet e para për këtë rast IPK i kishte pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhej në komunikatë.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë./teve1.info/

Tags: IPKPodujevesuspendimZyrtare policore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave për zhvillimet në KPK

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë paralajmëron kjo fotografi?

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Siria akuzon Izraelin për shkelje të sovranitetit pas vizitës së Netanyahut në zonën tampon

Netanyahu kërkon nga Siria të krijojë zonë tampon të çmilitarizuar

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

OKB kërkon llogaridhënie për sulmet ndaj spitaleve dhe gazetarëve në Gaza

Gazetarët francezë paraqesin ankesë në prokurori për kufizimet e lirisë së shtypit nga Izraeli në Gaza

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

Gazetarja iraniane Yasamin Molana sjell në Prishtinë realitetin e medias iraniane

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në rastin e keqtrajtimit në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën