TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë pas incidentit me pasoja fatale në Lipjan

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
Suspendohet një zyrtar policor pas dyshimeve për përdorim të armës jashtë detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës  ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e përkohshëm të pesë zyrtarëve policorë, përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë, në lidhje me incidentin e ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku një qytetar humbi jetën.

Sipas IPK-së, hetuesit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të cilat përfshijnë:

Identifikimin dhe intervistimin e dëshmitarëve okularë,

Mbledhjen e provave materiale,

Sigurimin dhe analizimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe telefonat mobil.

“Të gjitha këto video materiale do të jenë pjesë e ekzaminimeve të detajuara që pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të këtij incidenti dhe mënyrës së reagimit policor,” thuhet në komunikatën zyrtare.

IPK thekson se suspendimi është një masë administrative e përkohshme që nuk paragjykon përgjegjësinë ligjore apo profesionale të zyrtarëve të përfshirë.

Hetimi, sipas IPK-së, do të jetë i pavarur, objektiv dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të vlerësimit nëse gjatë ndërhyrjes policore janë respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të Policisë së Kosovës.

“Rastet e kësaj natyre trajtohen me prioritet të lartë dhe çdo përgjegjësi eventuale individuale apo institucionale do të adresohet sipas ligjit dhe autorizimeve të IPK-së,” thuhet më tej në komunikatë.

Postimi i plotë: 

Tags: arrestimipk-jaPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën