Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj në njëvjetorin e vrasjes së heroit Afrim Bunjaku së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe te varri i tij.
Hodaj ka thënë se sot kanë bërë homazhe për të nderuar veprën dhe heroizmin e Afrim Bunjaku.
“Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Heroit Rreshter Afrim Bunjakut në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, Kryeshefi Ekzektutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe zyrtarë të lartë të IPK-së, bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizmin e tij”, ka shkruar Hodaj./teve1.info/