TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Intervistohet Kryeprokurori Kelmendi – E shoh si tendencioz veprimin për marrjen e postit tim

Është intervistuar Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, mesditen e sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës. E një konferenc për media ai mohoj që tëketë qenëgjyqtar apo hetues para vitit 2000 dhe gjithë këtë ai po e sheh tentencioze që dikush të marr postin e tij.

by Tëvë1
1 orë ago
0 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Në mesditën e së mërkurës, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai u thirr në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut, të ndodhur më 15 janar 1999.

Pas marrjes në pyetjë, Kelmendi iu drejtua mediave.

Kryeprokurori u shpreh se është i gatshëm të deklarohet para prokurorit sa herë qëështë nevoja, duke shtuar se ka dorzuar edhe dëshmi se çfarë sjellje ka pasur dikush në atë kohë kundër këtij procesi.

“Sot jam ftuar si dëshmitar, jo i pandehur apo person i dyshimtë. Jam thirrur si dëshmitar për shkak se një person që ka qenë prokuror në atë kohë me emrin Ismet Shufat, kur e kanë pyetur se kush ka punuar në gjykatë, ai i ka përmendur emrat që i ka rënë ndërmend, i kishte rënë ndërmend edhe emri im, për shkak se jam ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit. Nuk kam marr asnjë arsyetim qoftë prej prokurorit apo atij, pse është përmend emri im. Uroj të jetë rastësi dhe diçka që nuk është e planifikuar dhe qëllimshme”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi hodhi poshtë si të pa vërteta të gjitha pretendimet se ka qenë në Reçak para viti 2001 dhe shtoi se në rast se vërtetohet e kundërta do të jep dorëheqje dhe do ta braktisë Kosovën.

“Mund të shihni figura çfarë të doni me çfarëdo ekspertize me çfarëdo eksperti vendor dhe ndërkombëtarë nëse del fotografia ime dhe unë aty si pjesëmarrës, jo vetëm që jap dorëheqje sot, por do ta lëshoj Kosovën dhe do të zhdukem nga kjo botë”,është shprehur tutje Kelmendi.

Edhe akuzen se ka qenëgjyqtar apo hetues para vitit 2000, ai gjithashtu e mohoi.

“Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në fshatin Reçak, kurrë në jetën time s’kam qenë asgjë gjyqtar, as hetues para vitit 2000 kur jam zgjedhur për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës. E kisha fatin të isha gjyqtar bashkë me dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një prokuror ndërkombëtar në rastin e Reçakut ku është akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve të Reçakut dhe i cili fal kontributit tim është shpallur fajtor dhe sot kemi aktgjykim të formës së prerë për këtë të akuzuar i cili aktgjykim ka shërbyer edhe si provë në gjykimin kundër ish-kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”, deklaroi ai”, tha tutje ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndërsa, sa i përketë shkrimeve të bëra ndaj tij, Kryeprokurori thotë se janë tendencioze dhe të pavërteta për të cilat tha se i ka raportuar para më shumë se tri vjetësh.

“Unë kam pas këso shkrime edhe më herët nga i njëjti portal nga pronari i saj. Arsyeja pse ai shkruan dhe shpif për mua është shumë e lehtë për ta kuptuar, ai ka qenë tek unë për të pasur përfitime për raste të caktuar që unë i kam pasur në punë. Për të bërë unë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për dobi të bizneseve që ai nuk i di se në çfarë mënyre i përfaqëson. Pasi i refuzova këto kërkesa dhe tentativa të tij për të ushtruar ndikim në punën time, ai më ka dërguar edhe sms shantazhues për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish-kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi”, theksoj Kelmendi.

E për DanicaMarinkoviq, Kelmendi tha se ajo ishte gjyqtarja që zhduki provat e krimit të masakrës në Reçak

“Danica Marinkoviq ishte gjyqtarja, e cila kishte marrë pjesë në plaçkitjen e të gjitha lokaleve rreth gjykatës, se Danica Marinkoviq ishte gjyqtarja e cila i zhduku dhe asgjësoi provat e krimit të masakrës së Reçakut në rastin kur kishte bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Të dëgjoj dhe të lexoj sot një gënjeshtër që thotë se Besim Kelmendi ka qenë në anën serbe në ditën kur u bë masakra e Reçakut ose vend shikimi është turpi më i madh dhe gënjeshtra më e madhe që është e turpshme për këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që ka dështuar që Besim Kelmendin ta nënshtrojë me shantazhe”, ka përfunduar Kelmendi.

Tutje Besim Kelmendi njoftoi se pas intervistimit nga PSRK-ja,e ka njoftuar edhe kolegjiumin e Prokurorisë që dikush brenda sistemit dëshiron të emërohet me çdo kusht ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Osmani i thërret partitë politike nesër në takim, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Pacolli: LVV ka pasur rënie të votës, por do të rritet në zgjedhjet e ardhshme

Pacolli: LVV ka pasur rënie të votës, por do të rritet në zgjedhjet e ardhshme

Pacolli: Vendimet më të dëmshme për Kosovën i kanë votuar ish-opozita me Listën Serbe – VV-ja asnjëherë s’ka votuar njëjtë me ta

Pacolli: Vendimet më të dëmshme për Kosovën i kanë votuar ish-opozita me Listën Serbe – VV-ja asnjëherë s’ka votuar njëjtë me ta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën