Inter ka shënuar fitore 4:0 kundër Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.
Në këtë ndeshje e cila u zhvillua të dielën, Lautaro Martinez shënoi dy gola për nën kampionin e Evropës.
Serinë e galave e hapi, Marcus Thuram në minutën e 23-të. Martinez shënoi për 2:0 në minutën e 53-të, ndërsa Hakan Çalhanoglu realizoi nga pika e bardhë në minutën e 58-të për 3:0.
Martinez shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 73-të.
Interi ka fituar tri ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me nëntë pikë. Ka shënuar tetë gola dhe nuk ka pësuar ende.