TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Integrimi i fëmijëve të kthyer nga Siria, morën pjesë edhe në garat rajonale të diturisë

Një vit më parë, me iniciativën e ambasadës britanike në Kosovë, komuna e Hanit të Elezit formoi një mekanizëm referues për parandalimin e ekstremit të dhunshëm. E puna e tij përgjatë një viti, po konsiderohet e suksesshme nga ky mekanizëm. Anëtarët e tij ndanë sukseset edhe me Tëvë1.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Një vit më parë, komuna e Hanit të Elezit, formoi një mekanizëm referues.

E roli i tij ishte parandalimin i ekstremit të dhunshëm.

Krejt kjo pas disa rasteve të tilla, që dolën në pah në këtë komunë.

“Iniciativa ishte nga Ambasada Angleze, natyrisht në bashkëpunim me departamentin për parandalimin e dhunës në MPB. Prandaj si komunë na u propozua që ta fillojmë një pilot-projekt për parandalimin e dhunës ekstreme. 1:10 Kemi vazhduar një vit me një pilot-projekt, pastaj kemi themeluar grupin, anëtarët e të cilët përfshijnë; nga komuna, drejtor të shkollave, Bashkësinë Islame, policinë dhe Qendrën për Punë Sociale”, ka thënë Mehmet Ballazhi –kryetar i komunës.

Edhe nga kjo komunë, kishte të atillë që iu bashkuan luftërave të huaja.

Për këtë, integrimi i tyre në shoqëri, u bë prioritet i këtij mekanizmi.

“Zakonisht jemi marrë më të kthyerit nga luftërat e huaja, në këtë rast më të kthyerit nga lufta e Sirisë. Në fshatin **** (emër i njohur për redaksinë), ku pjesëmarrësi i luftës në Siri (është vrarë atje), fëmijët kanë mbetur pa një përkujdesje dhe është trajtuar ky rast nga ky mekanizëm, që e ka integruar në shoqëri dhe shkollë, ka qenë problem sepse këta fëmijë nuk e kanë njohur fare gjuhen shqipe”, ka thënë Ballazhi.

Anëtarët e këtij mekanizmi, trajnimet i kryen në shtetin anglez.

“Ne si pjesë e komunës, kemi qenë tre pjesëtarë që morëm pjesë në trajnimet ne Angli. Zgjatën katër ditë me radhë, ku trajtimi ishte i dobishëm për të parë se si ata kanë përjetuar raste të tilla dhe ballafaqimi me to. Janë munduar të përcjellin modele të njëjta”, tha Hisni Luri, drejtor në Drejtorinë për Arsim.

Pas kësaj, drejtori në drejtorinë për arsim në këtë komunë, Hisni Lura, thotë se nuk munguan as sukseset.

Një të tillë, e ndau me Tëvë1.

“Njerëzit që kanë punuar me këta fëmijë (të kthyer nga Siria), shembull mësuesi, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, janë marrë direkt me ta, kur ata nuk e kanë ditur as gjuhën amtare dhe kanë arritur shumë në shkollë, qoftë edhe me gjuhë, por edhe të jenë pjesë e garave rajonale të matematikës”, tregon ai.

Ndryshe, komuna e Hanit të Elezit, është nga komunat e para që formoi mekanizmin për parandalimin e ekstremit të dhunshëm në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s dhe qëndresa e UÇK-së u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin bashkëpunues në çështjen penale “Brezovica”

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet në prill, gati për Lazion

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s dhe qëndresa e UÇK-së u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën