TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

by tëvë1
4 orë ago
1
A A
Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Foto ilustruese

Serbia, vlerësohet të jetë pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas Institutit gjerman “Aspen”, Kosova konsiderohet kandidat potencial për anëtarësim nga Bashkimi Evropian.

Por edhe pse ka bërë progres në disa fusha, vendi përballet ende me pengesa madhore, ku peshën më të madhe e zë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. I njëjti argument vlen edhe për Serbinë.

“Serbia ka nisur negociatat për anëtarësimin në BE që prej vitit 2014, por përparimi mbetet i kufizuar, me shqetësime mbi reformën e sundimit të ligjit, lirinë e medias, harmonizimin e politikës së jashtme dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilat vijojnë të ngadalësojnë ritmin e negociatave” – theksohet në raportin e këtij instituti për Ballkanin Perëndimor, shkruan DW.

Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pavarësisht reformave dhe progresit që po ndërmerren në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Instituti gjerman,
“Aspen”, i cili në qendër të punës së tij ka edhe mbështetjen ndaj vendeve të rajonit ballkanik në rrugën drejt BE-së, theksoi një sërë sfidash në raportin më të fundit: “Ndryshimi strukturor në Ballkanin Perëndimor”. Sipas këtij raporti, “disa vende vijojnë të mbeten prapa, të penguar nga fragmentimi politik, mangësitë në qeverisje ose agjendat e ngecura të reformave”.

“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor përballen me një model të vazhdueshëm në të cilin, sundimi i dobët i ligjit, institucionet e politizuara shtetërore dhe kapaciteti i kufizuar administrativ dëmtojnë zbatimin e politikave dhe ‘gërryejnë’ besimin e publikut” – thuhet në raport. Këtij modeli, sipas raportit, i bashkëngjiten edhe „fushatat e vazhdueshme të dezinformimit, që burojnë si nga aktorë vendas që kërkojnë avantazh politik afatshkurtër, ashtu edhe nga aktorë të jashtëm që synojnë të dobësojnë qëndrueshmërinë demokratike dhe të zbehin mbështetjen për harmonizimin me BE-në”.

“Popullsia e rajonit po tkurret dhe të talentuarit po lëvizin gjithnjë e më shumë”. Kështu e përshkruan dukurinë e “largimit të trurit” nga rajoni raporti më i fundit i Institutit Aspen. Lëvizjet demografike shihen me shqetësim, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në modernizimin e ekonomisë, së cilës në rajon i mungojnë njerëzit e për rrjedhojë aftësitë e tyre, përshtatshmëria dhe një e ardhme e qëndrueshme.

“Ai që dikur shihej si emigrim i përkohshëm, është bërë problem strukturor, sepse të rinjtë dhe punëtorët e kualifikuar largohen në kërkim të mundësive, teksa popullsia në plakje dhe pjesëmarrja e ulët në tregun e punës dëmton fuqinë punëtore vendase” – thuhet në raport.

Të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina qëndrojnë shumë poshtë standardeve të BE-së në grup-kapitullin e “Aftësive”, duke reflektuar mospërputhje të vazhdueshme mes rezultateve në arsim dhe nevojave të tregut të punës.

“Në të gjithë rajonin, punëdhënësit raportojnë mangësi të punëtorëve të kualifikuar edhe pse niveli arsimor rritet” – mendojnë ekspertët e “Aspen”. Pagat e ulëta, krahasuar me vendet e BE-së, mundësia e kufizuar për të bërë karrierë dhe qasja në tregun europian të punës, janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Rikthimet e të kualifikuarve që ikin, janë tepër të kufizuara.
Shqipëria, “boshllëqe në sigurinë kibernetike”

Në procesin drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen si kryesuesit e rajonit, për shkak të reformave të ndërmarra. Një ndër fushat ku theksohet ndërmarrja e hapave konkrete nga ana e Shqipërisë është modernizimi i infrastrukturës digjitale, përmes platformave si e-Albania, e cila sipas raportit, i centralizon shërbimet publike. “Megjithatë dobësitë kibernetike janë të mprehta, siç u tregua në rastet e sulmeve kibernetike të vitit 2022, raste që iu atribuan Iranit, të cilat dëmtuan sistemet shtetërore dhe nxorrën në pah boshllëqet në mbrojtjen e të dhënave”.

Raporti përmend miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2020-2025, dhe përafrimin me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.

“Megjithatë, sfidat vazhdojnë në aspektin e lirisë së medias, presionit politik mbi gazetarët dhe pavarësisë institucionale të Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave. Mbështetja e BE-së dhe bashkëpunimi kibernetik me NATO-n kanë përmirësuar gatishmërinë digjitale të Shqipërisë, por nevojat për ndërtimin e kapaciteteve mbeten të larta”.

Sfidat e brendshme dhe të jashtme të BE-së

Nga ana e tij, zgjerimi në Bashkimin Europian gjendet mes udhëkryqit të situatës gjeostrategjike që ka krijuar pushtimi rus në Ukrainë dhe skepticizmit të brendshëm nëse shtetet e reja do të përshtaten siç duhet me rregullat e Unionit.

“Ndërsa disa shtete anëtare e shohin konsolidimin institucional si parakusht për pranimin e vendeve të reja anëtare, të tjera vende argumentojnë se procesi i zgjerimit në vetvete mund të veprojë si katalizator për modernizimin institucional. Si pasojë, BE-ja është përpjekur që qëllimin strategjik të saj ta përkthejë në një proces tërësisht të parashikueshëm”, thuhet në raport.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Mesjava “ndez” Superligën e Kosovës në basketboll

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Berisha më i vlerësuari në ekipin e xhiros në Serie A

Berisha do të jetë gati për Interin

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Bora dhe Trepça përballen sonte në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën