TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Instituti GAP shpalos 1,683 premtime të kryetarëve të komunave për mandatin e ri

by teve1
2 orë ago
0
A A
Instituti GAP shpalos 1,683 premtime të kryetarëve të komunave për mandatin e ri

Sot, Instituti GAP ka mbajtur konferencë për media, ku përmes platformës elektronike“Letërnjoftimi i Komunave”ka shpalosur premtimet që kryetarët e komunave të Kosovës kanë dhënë në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2025.

Gjithsej, Instituti GAP ka evidentuar 1,683 premtime të dhëna në 26 komuna, që paraqet 132 premtime më pak sesa në mandatin e kaluar.

Rritja më e madhe e numrit të premtimeve të dhëna është shënuar në Lipjan, Deçan, Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq, dhe Podujevë, shkruan KosovaPress.

Detaje nga ky institut dha Bekim Salihu. Sipas tij, shifrat e premtimeve tregojnë angazhimin politik.

“Nga 38 komuna nga 26 nga kanë dhënë gjithsej premtime për mandatin 2025-2029 gjithsej instituti GAP ka evidentuar 1683 premtime dhe në mandatin e kaluar kemi 132 premtime më pak sesa në mandatin e kaluar. Komunat që kanë shënuar rritje më të madhe në dhënien e premtimeve është komina e Lipjanit ,Deçanit Fushë Kosovës Obiliqit Drenasit dhe Podujevës. Lipjani ka shënuar rritje më të madhe tani ka 170 Fushë Kosova i ka pasur 35 premtime tani ka 110 Obiliqi ka pasur 69 premtime tani ka 104 , Drenasi ka pasur 37 premtime tani ka 88 dhe po këtë nr. e mban edhe komuna e Podujevës me 88 premtime nga 61 sa ka pasur në mandatin e kaluar. Rënje të më të madhe e ka pasur sipas komunave ka shënuar Prishtina nga 206 në 115 dhe rënje të nr. të premtimeve ka edhe në Komunën e Klinës Shtimes Malishevës dhe në Prizren. Por shikuar në numër rritjesh për ketë mandat 2025-2029 ka nr. më të madh të premtimeve e mban komuna e Lipjanit Deçanit Prishtinës Fushë Kosovës. Numwr më të vogël ka dhënë kryetari i Malishevës i Suharekës dhe i Dragashit”, tha ai.

Nga këto komuna, Lipjani ka shënuar rritjen më të theksuar, nga 61 premtime në mandatin 2021-2025, në 170 premtime në këtë mandat; Deçani nga 20 në 124 premtime; Fushë Kosova nga 35 në 110 premtime; Drenasi nga 37 në 88; Obiliqi nga 69 në 104; ndërsa Podujeva nga 61 në 88 premtime të dhëna. Në anën tjetër, rënien më të madhe e ka pësuar Prishtina, nga 206 në 115 premtime, e ndjekur nga Kaçaniku, Suhareka, Shtimja, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Hani i Elezit, Malisheva, Klina dhe Istogu.

“Nw 7 Komuna që i udhëheqë LVV janë të evidentuara 563 premtime, 7 komuna të cilat i udhëheq LDK janë të evidentuara 474 premtime elektorale , 7 komunat të cilat i udhëheq përkatësisht 6 sepse në Skenderaj nuk kemi premtime PDK ka dhënë 344 premtime, 20 premtime i ka dhënë komuna e udhëhequr nga Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkatësisht 5 komuna të udhëhequra janë dhënë 282 premtime. Konsiderojmë që është rezultat i punës dhe angazhimit”, tha ai.

Fusha me numrin më të madh të premtimeve në këtë mandat është infrastruktura, me gjithsej 382 premtime. Pas saj renditet arsimi me 322 premtime, shërbimet publike me 184 premtime dhe shëndetësia me 146 premtime. Në fushat e ekonomisë, bujqësisë, kulturës, sportit dhe çështjeve sociale numri i premtimeve të dhëna është i përafërt me mandatin e kaluar, përkatësisht rreth ose mbi 100 premtime secila. Më së paku premtime janë dhënë në fushën e urbanizimit (gjithsej 51 premtime) dhe në administratë (50 premtime). Këto të dhëna tregojnë se infrastruktura është rikthyer si prioriteti kryesor në mandatin e ri, duke zëvendësuar shërbimet publike që kishin zënë hapësirën më të madhe në mandatin e kaluar.

Në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë/e komunash kanë garuar 185 kandidatë, prej të cilëve 165 kanë qenë të propozuar nga subjektet politike, ndërsa pjesa tjetër kanë garuar nga iniciativa qytetare ose si kandidatë të pavarur. Nga 185 kandidatë, vetëm 20 kanë qenë gra dhe prej tyre, vetëm një është zgjedhur kryetare, nga gjithsej 38 kryetarë të zgjedhur.

Këtë mandat, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të udhëheqin me nga shtatë komuna secila; Lista Serbe (LS) me dhjetë komuna; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me pesë komuna; ndërsa Nisma Socialdemokrate dhe Partia Turke e Kosovës me nga një komunë. Për dallim nga mandati i kaluar, ku pushteti nga një parti në tjetrën kishte ndryshuar në 12 komuna, përkatësisht në Prishtinë, Shtime, Gjilan, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Han i Elezit, Vushtrri, Dragash, Junik, Mamushë dhe Skenderaj, në këtë mandat kjo ka ndodhur në tri komuna: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Mitrovicë e Jugut.

Kryetari fitues në Skenderaj, ai në Mamushë dhe dhjetë kryetarët në komunat me shumicë të komunitetit serb nuk kanë shpalosur asnjë premtim zgjedhor. Nga 26 kryetarë fitues, 17 kanë pasur program të shkruar zgjedhor, ndërsa nëntë të tjerë kanë prezantuar premtime gjatë aktiviteteve zgjedhore ose përmes paraqitjeve mediale.

Platformën e premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave mund ta gjeni në këtë link: https://www.komunat.institutigap.org/Premtimet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në tri komuna sot s’nis procesi i numërimit, shkaku i problemeve me internet

Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

Irani publikon për herë të parë shifër zyrtare të viktimave gjatë protestave

Irani publikon për herë të parë shifër zyrtare të viktimave gjatë protestave

Anis Mehmetin e kërkon edhe Toulouse nga Ligue 1, në Francë

Anis Mehmetin e kërkon edhe Toulouse nga Ligue 1, në Francë

Në tri komuna sot s’nis procesi i numërimit, shkaku i problemeve me internet

Elezi: Rinumërohen 1,142 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 11 komuna

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

SHBA-të i dhurojnë Kosovës skanerin Rapiscan, ambasada Amerikane: Jemi krenarë që e forcojmë sigurinë kufitare

Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë pas bisedimeve me udhëheqësin ukrainas

SHBA thotë se ka siguruar “akses të plotë” në Grenlandë në një marrëveshje me NATO-n

SHBA thotë se ka siguruar “akses të plotë” në Grenlandë në një marrëveshje me NATO-n

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën