TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Institucionet nuk tregojnë për punën e grupit punues për anëtarësim në NATO

Para tri vitesh Qeveria e Kosovës formoi një grup punues për anëtarësimin e vendit në NATO. Tëvë1 ka kërkuar informacion rreth punës së këtij grupi, por që Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes nuk kanë kthyer përgjigje. E njohësit e fushës kërkojnë më shumë transparencë të punës.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1 0
A A

Menjëherë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës nisi përshpejtimin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Ekzekutivi formoi një grup ndërministror, ku për qëllim kishte angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, në krye me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Tëvë1 ka kërkuar të dijë rreth punës së këtij grupi, tri vjet pas formimit, por që as Ministria e Punëve të Jashtme as ajo e Mbrojtjes gjatë javës nuk kanë kthyer përgjigje.

E koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se mos-transparenca e institucioneve ka një shpjegim.

“Nganjëherë kur bisedohet për këso gjërash, për nisma apo iniciativa të ndryshme nga e Qeverisë që në shikim të parë duken tejet të rëndësishme për vendin dhe do duhej të ishin ashtu, më vonë del se ato iniciativa më shumë po i shërbejnë agjendave ditore për t’u prezantuar gjoja me një punë të rëndësishme në interes për vendin e që do duhej të ishte në interes”, tha koloneli në pension, Hysen Gecaj.

Sipas tij, iniciativa të tilla nuk kanë qenë të nevojshme.

“Për shkak se ne tashmë kemi një shtet, kemi instucionet tona, burimet financiare që dihet kah rrjedhin dhe si rrjedhin… Prandaj krahas asaj jotransparence dhe nisme fillestare me pompozitet dhe heshtja për tri vite duket qartë se këto nisma po na shërbejnë sa për një moment të caktuar politik dhe pastaj nuk jemi të interesuar të flasim për to”, tha ai.

Transparencë më të madhe të punës po kërkon edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

“Çdo jo transparencë në çështjet që kanë të bëjnë me angazhimet e Kosovës në institucione ndërkombëtare, nënkupton edhe përpjekjet për të fshehur eventualisht dështimet apo regresin në rast se institucionet e Republikës së Kosovës kanë në çështjen në fjalë. Mund të themi se grupe të tilla do duhej të kishin minimalisht takime të rregullta me media në Kosovë për të treguar planet fillimisht të këtij grupi punues”, tha Elezi.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte tha që anëtarësimi i Kosovës në aleancën ushtarake është  domosdoshmëri strategjike për paqen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën