Deri para pak ditësh, shërbente si zyre. Por, kontejnerët e vjetërsuar dhe mjetet e punës në stacionin policor në Kodrën e Trimave, po zhvendosen diku tjetër.
Stacioni i njohur si “Veriu”, nuk i plotësonte kushtet sanitare për operim.
Andaj largim nga këtu, Inspektorati Sanitar, kishte kërkuar tash e dy vite.
Një ndërtesë në lagjen “Arbëria” u bë streha e përkohshme e këtij stacioni policor.
I papërshtatëm për Policinë po vlerësohet lokacioni i ri nga Sindikata e Policëve.
Si pasojë e bllokimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, është zvarritur ndërtimi i stacionit të policisë në Kodrën e Trimave, duke shkaktuar nevojën e zhvendosjes së përkohshme.
Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.
Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.