TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

Në bankë janë mbi një milionë e gjysmë për mbulimin e kërkesave të kontratave të sigurimit.

Sipas likuidatorit të kësaj kompanie, 81% e këtyre kërkesave janë paguar, e për pjesën tjetër si shkaktar vonese i ka lënë palët e dëmtuara.

“Nuk ka pasur asnjë zvarritje nga Likuidatori, por pengesa me e madhe vjen si rezultat i mungesës së korrektësisë nga avokatët ndaj palëve të dëmtuara, ku në shumë raste rezulton që palët e treta nuk janë njoftuar për vlerësimet e komisionit likuidues, ose duke i mbajtur palët e treta me pretendimin se kur kërkesat të shkojnë në Byronë Kosovare të sigurimeve do të kenë vlerësime më të larta”, thotë Liridon Berisha, likuidator në INSIG

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, deri në fund të vitit të kaluar, kjo kompani ka paguar mbi 6 milionë euro dëme.

E nga shtatori i vitit të kaluar, janë hapur procedurat e likuidimit edhe të një kompanie tjetër të sigurimeve, Kosova e Re.
Vlera e dëmeve materiale e jo materiale të kësaj kompanie, kap shifrën e 6.33 milionë eurove.

“Gjatë kësaj periudhe konform ligjit dhe rregullores për likuidimin e siguruesve janë ushtruar 6058 kërkesa. Kurse 767 kërkesa për kthim primi për pjesën e pashfrytëzuar (pro rata temporise) janë për polica të sigurimit duke përfshirë edhe ato para periudhës së likuidimit si dhe kërkesat që kanë qenë në procese gjyqësore”, Nezir Lokaj – likuidator i Kosova e Re.
E për policat e këtyre dy kompanive, të cilat kanë qenë aktive edhe pas revokimit të licencës, barra e kompensimit bie mbi Byronë Kosovare të Sigurimit.
Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2022, ky institucion ka paguar mbi 250 dëme.

Drejtori ekzekutiv, Sami Mazreku, ka bërë thirrje që palët e dëmtuara të shkojnë t’i nxjerrin mjetet për të cilat komisioni likuidues ka llogaritur koeficientit, pasi që sipas tij, me kalimin e kohës vlera mund të zvogëlohet.

Sipas legjislacionit në fuqi, procesi i likuidimit përfundon në momentin kur të përmbushen të gjitha kërkesat ligjore.

Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani

Tags: borxhetkompanite e sigurimeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Garada e Iovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garada e Iovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Arrestohet një person, i ofroi ryshfet një polici

Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato amerikane bashkohen në një stërvitje

Të “pakapshmit” e shtetit

I mituri sulmon me mjetë të fortë moshatarin në Lipjan

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen katër persona për narkotikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën