TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Inkonsistenca e Kurtit dhe lojërat e tij të rrezikshme politike!

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Hyseni: Kurti dhe Vuçiq nuk kanë fuqi dhe guxim ta mbyllin çështjen e dialogut

Shkruan: Skender Hyseni

Këto ditë po shohim një angazhim të shtuar dhe më të vendosur ndërkombëtar me synim parësor ruajtjen e stabilitetit rajonal. Ky angazhim shpërfaq urgjencën e adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për situatat potenciale të krizave me efekte destabilizimi edhe në Ballkan.

Nga shumë analistë krizash e sidomos nga shumë diplomatë e strategë perëndimor gjendja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë shihet si njëra nga ato situata potenciale krizash. Kjo me gjasë ka vënë në lëvizje më serioze shumë vende partnere të Kosovës, SHBA- në rend të parë, por edhe Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar etj. Në linjë me këtë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si diçka thelbësore. Kjo, ka fituar në peshë sidomos tani përballë kontekstit që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë, por edhe një lloj rirreshtimi gjeostrategjik në bërje e sipër, në gjithë botën!

Prandaj, vizitat e shpeshta në rajon, ditëve të fundit, të emisarit amerikan për rajonin, Escobar janë tregues i saktë i përkushtimit të shtuar amerikan për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkan.

Në anën tjetër, edhe vizitat e shpeshta të Lajçak si dhe të Emanuel Bone dhe Jens Plotner, si të dërguar të Presidentit Makron dhe kancelarit Sholc për t’i dhënë një dinamikë të re dialogut janë shenjë qartë e konstatimit se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosvës dhe Serbisë nuk pret edhe shume kohë.

Poashtu duket sheshazi se ka një koordinim më sistematik midis BE-së, sidomos përmes të dërguarave të Makron dhe Sholc në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër, për hapat që duhet bërë në drejtim të përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje të përgjithshme, e cila doemos duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!

Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!

Gjithnjë sipas raportimeve në media, vizitat e fundit po shoqërohen edhe me plane konkrete për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis palëve, që rrjedhimisht nënkupton se edhe partnerët e Kosovës në perëndim kanë ardhur në përfundim se dialogu i përqendruar në zgjidhje të pjesshme nuk është rruga përpara dhe nuk garanton stabilitet. Në Kosovë, po edhe në Serbi duhet të kuptohet se çështja e stabilitetit rajonal nuk është vetëm çështje e këtyre dy vendeve.

Pra, e them me bindje se qeveria e Kosovës duhet të respektojë kërkesën e Eskobar që duket se është kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat, duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve tjera i zgjidhë me automatizëm.

Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me targat.

Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo verpim aveneturesk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike!

Ky shkrim është marrë nga faqja në Facebook e autorit

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Kusari-Lila: Më e thjeshta është të marrin pjesë në votim dhe të tejkalohet ngërçi

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X