TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Inflacioni në Mal të Zi thyen një tjetër rekord – 14.9% në korrik

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
​Inflacioni në Mal të Zi thyen një tjetër rekord – 14.9% në korrik

Kjo është gjithashtu një rekord i ri që nga viti 2008, kur Monstat publikon indeksin e çmimeve të konsumit si masë ndërkombëtare të inflacionit, si dhe që nga futja e euros në Mal të Zi në vitin 2002, kur lëvizja e çmimeve me pakicë u përdor për llogaritjen e inflacionit.

Ky është muaji i katërt radhazi që në Mal të Zi regjistrohet i ashtuquajturi inflacion galopant – rritje dyshifrore e çmimeve të konsumit në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të reja, nga korriku i vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të vitit 2022, rritja më drastike e çmimeve është shënuar te lëndët djegëse të ngurta, me 49.9 për qind, pasuar nga nafta me 37.6 për qind dhe perimet me 35.8 për qind.

Në të njëjtën kohë, buka dhe drithërat u rritën 33.3 për qind, karburantet 32.2 për qind, qumështi dhe vezët 29.3 për qind, shërbimet e akomodimit 29 për qind, mirëmbajtja e apartamenteve 25.3 për qind, mjalti dhe sheqeri 22.6 për qind.

Rritje të ndjeshme pësuan edhe çmimet e mishit (16.6%), frutave (14.1%), transportit rrugor (13.4%) dhe shërbimeve të restoranteve (10.3%).

Nga ana tjetër, më së shumti ranë çmimet e furnizimit me ujë 7.5 për qind, aranzhimet e paketave turistike 5 për qind, kanalizimet 4.8 për qind dhe pajisjet audio-video 4.5 për qind.

Në bazë mujore, rritja e inflacionit në Mal të Zi ishte 1.5 për qind në korrik.

Në periudhën janar-korrik 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, çmimet e konsumit janë rritur me 10.5 për qind./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën