Në të njëjtë kohë, infermieri Duraku e quan të dhimbshme këtë situatë.
“Jo vetëm për vete, mirëpo konsideroj për secilin koleg temin që e merr vendimin për ta lënë Kosovën, është shumë e vështirë pasi që gjithçka kemi këtu. Duke filluar prej kulturës, traditave, familjen, shoqërinë, kujtimet, gjithçka kemi këtu. Andaj, të detyrohemi që për ta siguru një mënyrë më të mirë të jetës, për t’ia mundësu vetes tonë që familjeve tona t’i sigurojmë një stabilitet pak më të mirë financiar, një mirëqenie më të mirë sociale, kjo është e dhimbshme. Kjo është e dhimbshme, sinqerisht”, tha ai. /Teve1.info/