TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Infermierët mbajnë grevë njëorëshe kërkojnë realizim të kërkesave të tyre

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Infermierët mbajnë grevë njëorëshe kërkojnë realizim të kërkesave të tyre

Infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë të sektorit publik sot kanë mbajtur një grevë njëorëshe para drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave në 7.1, pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro si dhe pagesa e ditëve të punës në festa dhe vikende.

Këtë protestë e kanë organizuar Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Elirat Duraku nga kryesia e Sindikatës së Infermierëve tha se kërkesat e këtij komuniteti shëndetësor nuk janë luksoze, dhe janë kërkesa të cilat nuk janë realizuar që nga paslufta.

Duraku shpalosi kërkesat e infermierëve dhe mamive që veprojnë në ShSKUK, ndërsa theksoi se me këto kërkesa janë të njoftuara të gjitha institucionet.

Duraku: Kërkojmë që koeficienti jonë të rritet në 7.1 dhe pagesa e ndërrimit të natës të rritet

“Komuniteti i infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që nga paslufta nuk dinë asnjë kërkesë të realizuar as në kuptim të rregullimit të kushteve të punës e lëre më në rregullimin e mirëqenies sociale. Kërkesat e komunitetit mami, infermierë dhe profesionistë shëndetësor janë kërkesa bazike dhe nuk janë kërkesa luksoze… Kërkesat e Sindikatës së Infermierëve janë koeficienti 7.1 për komunitetet tona apo 70% e pagës së mjekut ashtu siç ka qenë dhe është edhe sot diferenca mes pagave tona. Kërkesa tjetër rritja e pagesës së ndërrimeve të natës duke u mbështetur në rritjen e kostos së shpenzimeve një pagesë e tillë që e quajmë për ndërrim të natës prej 18 eurosh nuk i mjafton infermierit sidomos atyre qe udhëtojnë nga regjione të ndryshme. Kërkesa tjetër është respektimi i Ligjit të Punës, pagesat e menjëhershme të rrezikshmërisë në punë, të punës gjatë vikendeve dhe festave si dhe pagesa shtesë për komunitetet tona”, tha ai.

Komuniteti infermieror po kërkon që të rikthehet departamenti i Infermierisë pranë QKUK-së dhe po ashtu të kenë një anëtar në Bordin e SHSKUK-së.

Duraku u shpreh se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të përshkallëzojnë veprimet sindikale.

Duraku: Nëse nuk realizohen kërkesat mund të ketë përshkallëzim të aktiviteteve sindikale

“Absolutisht kjo as që vjen në diskutim, ne prapë do të konsultohemi me Këshillin grevist dhe organet e kryesisë së Sindikatës në mënyrë që të dakordohemi për veprimin tjetër të radhës e i cili veprim sigurisht që do të shkoj me përshkallëzim të aktiviteteve sindikale deri në realizim të kërkesave tona”, tha Duraku.

Sipas Fitim Havollit këto kërkesa të infermierëve janë kërkesa minimale dhe që janë lehtë të realizueshme.

Ai ngriti alarmin se për shkak të mosrealizimit të këtyre kërkesave dhe mostrajtimit të dinjitetshëm infermierë të shumtë po ikin nga Kosova.

Havolli: Për shkak të mostrajtimit të dinjitetshëm po ikin infermierët

“Do të doja t’i bëja apel kësaj Qeverie dhe gjithë skenës politike që vërtetë t’i merr parasysh këto kërkesa të cilat nuk është që nuk realizohen. Kjo shëndetësi, ky komunitet sivjet sipas informatave që i kemi vazhdimisht kanë ikur nga vendi për mostrajtimin e tyre të dinjitetshëm. Tash e kam informatën se dyfishi i tyre do të ikë nga vendi për shkak të këtij trajtimi dhe mosrealizimit të kërkesave tona për vite që kemi bërë e realisht ato kërkesa janë minimale jo për të jetuar por për të mbijetuar ky komunitet”, deklaroi Havolli. /B.Ibishi/ KP

Tags: greveInfermiere
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën