TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Infantino pret Dukën në Paris, kreu i FSHF-së: FIFA, mbështetësja jonë e madhe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Infantino pret Dukën në Paris, kreu i FSHF-së: FIFA, mbështetësja jonë e madhe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pritur ngrohtësisht në Paris nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ku ka vizituar nga afër edhe zyrat e reja të FIFA-s. Në kuadër të finales së Champions League në kryeqytetin francez, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar pati mundësinë të takonte nga afër edhe Presidentin e FIFA-s, i cili e priti në një takim ku u diskutua rreth projekteve të ardhshme mbi futbollin.

Në një intervistë të shkurtër për FIFA-n, Presidenti Duka rrëfen detaje nga takimi, ndërsa vlerëson edhe ndërtimin e zyrave të reja në Paris, duke e cilësuar si një vendim të drejtë që i afron federatat anëtare më shumë me njëra-tjetrën. Gjithashtu, kreu i FSHF-së flet edhe për bashkëpunimin me FIFA-n dhe mbështetjen që institucioni botëror i futbollit i ka dhënë Shqipërisë për zhvillimin e kësaj loje në vendin tonë.

Pikat kryesore të bisedës me Presidentin Infantino – Ishte në fakt një vizitë në zyrat e FIFA-s në kuadër të ndeshjes finale të Champions League, por gjithashtu një takim surprizë me Presidentin e FIFA-s në zyrat e reja në Paris.

Biseda gjatë takimit me Presidentin ishte rreth futbollit, rreth ngjarjeve të fundit, zhvillimet e FIFA-s si dhe projektet e reja që FIFA ka për të ardhmen, për zhvillimin e futbollit botëror. Pa dyshim që ishte një surprirzë dhe kënaqësi e madhe për ne të kishim edhe një diskutim nga afër dhe më pak formal, ose konfidenciale me Presidentin, Z. Gianni Infantino.

Avantazhet e zyrave të reja të FIFA-s në Paris – Kjo ishte një nga gjërat që diskutuam edhe me Presidentin. Gjithashtu e diskutova këtë gjë edhe me Kennyn më parë dhe ishte një vendim shumë i mirë i FIFA-s për të pasur zyrat në Paris, pasi është lehtësisht i aksesueshëm për federatat anëtare dhe mendoj se ky vendim është marrë për t’u afruar më shumë me anëtarët sesa për komoditetin e zyrtarëve. Kështu që për mua, ky është një nga vendimet më të drejta që është marrë.

Bashkëpunimi dhe mbështetja nga FIFA – Dua te them se Federata Shqiptare e Futbollit është një anëtare e vjetër e FIFA-s – që prej vitit 1932, dhe ne bëjmë 90 vite si anëtarë të FIFA-s. Përgjatë kësaj kohe, FIFA ka qenë mbështetëse apo incentivues shumë i madh i zhvillimit të futbollit në një vend të vogël dhe jo shumë të zhvilluar si Shqipëria.

Por, në vitet e fundit, mbështetja ka qenë edhe më e madhe. Mjafton të marr shembull në tre vitet e fundit, ku kemi ndërtuar një qendër stërvitore ose Shtëpinë e Futbollit, vetëm falë projektit FIFA Forward, që ka në përbërje zyrat e FSHF-së, dy mini-stadiume të vogla dhe disa ambiente të tjera shërbimi për futbollin shqiptar. Përveç këtyre, janë zhvilluar edhe shumë projekte të tjera, por realisht FIFA vitet e fundit ka qenë shumë më aktive në mbështetjen e federatave kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

Gallapeni pret kthimin e formës te Wisla Plock

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja ku ishte epiqendra

Aksident i rëndë në autostradë, afër Prizrenit – intervenojnë zjarrfikësit

Aksident i rëndë në autostradë, afër Prizrenit – intervenojnë zjarrfikësit

“Ditari”- 17.02.2026

“Ditari”- 17.02.2026

Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë

Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë

Rikthimi i Listës Serbe, veriu pa aktivitete për 17 Shkurtin

Rikthimi i Listës Serbe, veriu pa aktivitete për 17 Shkurtin

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin dhe të tjerët në rastin për pengim të drejtësisë

Policia sekuestron armë, municion dhe granata dore në tri raste të ndara në veri

Policia sekuestron armë, municion dhe granata dore në tri raste të ndara në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën