TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ineptokracia në mes nesh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ineptokracia në mes nesh

Shkruan: Shqiprim Pula

Sistemet politike njihen si koncept bashkëjetese politike dhe se demokracia njihet si më pak e dëmshme për lirinë e individit apo grupit të caktuar, sepse fakti i bërjes së kritikave apo kundërshtimit të aspekteve të caktuara të saj, tregon nivelin e ulët të dëmshmërisë kundrejt diktaturave apo regjimeve totalitare.

Jo rrallë, kemi parë e identifikuar se disa politikanë të caktuar të cilët ngrisin zërin kinse për të mbrojtur liritë individuale dhe demokracinë, rrëshqasin në të tillë, që heshturazi kufizojnë liritë individuale e cenojnë demokracinë.

Po çfarë në të vërtet është ineptokracia në mes nesh? Partitokracia ka bërë që veprimi civil qytetar edhe të ngulfatet hera herës, e një lloj manuali rezistence sikur ka munguar qoftë edhe për të definuar të ardhmen civile, politike, sociale e kulturore; kjo, për shkak të mospërcaktimit të qartë të koncepteve politike ndër nesh e mes nesh.

Madje partitë politike (partitokracia) kanë krijuar makineri të shumta që të sjellin në pushtet kandidatë të paaftë, dhe u kanë dhënë vlerësim për rëndësinë në jetën politike më tepër se sa për dobishmërinë e tyre. Për shkak të paaftësisë së tyre jemi gjendur përpara skenarëve e shqetësimeve serioze shoqërore, por, duke mos i kritikuar e denoncuar!. Jo rrallë, jemi gjendur të zhytur në paaftësinë politike por në fuqinë politike të politikanëve të caktuar, të cilët kanë qenë të paidentifikuar konceptualisht, të deklaruar si të djathtë por në shumë gjëra si të majtë, të deklaruar thellësisht si zë mbi barazinë midis grave e burrave por praktikisht të bazuar në kuota e përqindje, apo të deklaruar si fetar por me plotë dyshime mbi fenë.

Prandaj, si shoqëri, jemi ndodhur para një teatri politikë pa skenar e me aktorë amatorë.

Ineptokracia i atribuohet grupit apo grupeve të politikanëve të paaftë, politikanë që nuk zotërojnë cilësitë e nevojshme për të qenë në gjendje të qeverisin me vendin në mënyrë të kënaqshme, por, të krijuar për një sistem i llojit të riprodhimit të demagogjisë, për shkak të paaftësisë për të siguruar jetesën pavarfëri e me një mirëqenie në tërësinë e saj, po mbi të gjitha, të mbështetur e votuar nga ajo kategori votuesish të paemancipuar politikisht apo me një nevojë financiare kundrejt votës. Përkufizim më përmbajtësor e të plotë mbi ineptokracinë e ka dhënë shkrimtari dhe filozofi francez, Jean d’Ormesson, i cili thotë; “ineptokracia është sistemi i qeverisjes në të cilin ata që janë më pak të përgatitur për të qeverisur zgjidhen nga ata që janë më pak të përgatitur për të prodhuar”.

Këtë lloj sistemi nga të paaftët në politikë, duhet shmang si koncept jetese politike, për hir të ardhmërisë, ashtu sikur, zgjidhja e çdo problemi është t’a gjejmë, t’a vlerësojmë e propozojmë si mënyrë për t’a zgjidhur atë. Ineptokratëve politikë, nuk duhet dhënë mbështetjen që e kërkojnë por atë që e meritojnë, largimin e tyre përmes votës, sepse, vendi gjendej prej vitesh ndërmjet premtimeve të brendshme e karshi dobësisë së jashtme.

Të përkufizohet saktësisht situata në të cilën gjendemi është e vështirë!!! ngase, gjendemi të zhytur në momente kritike si komb e shoqëri, mbase, edhe mund të ketë zgjidhje politike, por jo pa bindje politike të të gjithëve mbi parimet dhe qëllimet pankombëtare shqiptare.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Kandidati i PDK-së: Haliti s’do të jetë më kryetar i Vitisë, do të jem i pari

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Krasniqi: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe për katër vite në Prizren

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

“InfoNata” 18.09.2025

“InfoNata” 18.09.2025

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën