Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përmes një kumtese ka demantuar përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit.
Nw reagim thuhet se sigurimi “ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën”.
“Përkundër këtyre informacioneve, pjesëtarët e sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast teksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Afrim Gashit dërguar mediave.