TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Inaugurimi i presidentit të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Inaugurimi i presidentit të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, më 20 maj në mesditë, do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të vendit.

Në përurim, përkatësisht, në ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga fqinjësia, ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gabriel Escobar.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të cilin Millatoviq e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit.

Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport.

Pas intonimit të himnit kombëtar, si dhe betimit të Millatoviqit, ai do të mbajë fjalimin inaugurues, pas së cilit do të mbahet përshëndetje ceremoniale ushtarake në platonë para Parlamentit.

Pas kësaj, Millatoviq do t’i presë të ftuarit në një drekë, ndërkaq në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica, ai me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.

Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq.

Ardhja e presidentit serb Alleksandar Vuçiq nuk është konfirmuar.

Nga zyrtarët evropian, të pranishëm do të jenë Oliver Ropke, president i Komitetit evropian ekonomik dhe social të Komisionit Evropian, ndërkaq nga Britania e Madhe dhe Gjermania, të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Saracin.

Presidenti i malit të Zi zgjidhet çdo pesë vjet, ndërkaq të gjitha inaugurimet e mëparshme ishin bërë në Cetinë.

Jakov Millatoviq, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviqit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.

Millatoviq, një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, e themeluar një vit më parë, ka qenë në politikën malazeze që prej tre vjetësh kur u emërua ministër i qeverisë së parë pas shkuarjes nga pushteti të DPS-së.

Në garën presidenciale, ai pati mbështetjen partive në pushtet, Frontit Demokratik pro-Rus, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA.

Që nga fillimi i viteve të 90-ta, Gjukanoviq ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.

Pas humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare, gati tre vjet më parë, DPS-ja e tij humbi edhe zgjedhjet në Podgoricë, në muajin tetor. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviq dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Ditëve të fundit, Gjukanoviq dhe Millatoviq zhvilluan dy takime si pjesë e procedurës së dorëzimit të detyrës, pas të cilave theksuan se Mali i Zi është shembull i mirë i tranzicionit demokratik të pushtetit.

Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane, shkruan REL.

Që nga ndërrimi i pushtetit, për gati tre vjet, kanë rënë dy qeveri, ndërkaq tentativa për të zgjedhur një të tretë ishte e pasuksesshme. Në atë periudhë është shënuar rritje e tensioneve etnike.

Gjatë pushtetit të Gjukanoviqit, Mali i Zi votoi për pavarësinë e vendit në referendumin e vitit 2006. Në vitin 2010, Mali i Zi u bë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2017 hyri në NATO.

Tags: Jakov MilatoviqMali i Zipresident
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Të “pakapshmit” e shtetit

Dyshime për manipulim të votave, disa komisionerë po intervistohen në Viti

Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

BE shpreh “shqetësim serioz” për mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga KQZ-ja

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, kanosi policët gjatë dërgimit në stacion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën