TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Imeri për takimin e 14 shtatorit: Vetë procesi ka qenë i jo i barabartë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Imeri për takimin e 14 shtatorit: Vetë procesi ka qenë i jo i barabartë

Analisti, Dorajet Imeri, thotë se Serbia është përkrahur në takimin e djeshëm në Bruksel të mbajtur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Imeri, thotë se veprimet e mëvonshme të lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe marrja e detyrave të kryetarëve janë parë nga Bashkimi Evropian si përpjekje për t’iu shmangur zbatimit të marrëveshjes.

“Në Ohër janë dakorduar palët që do të respektohet të gjitha marrëveshjet e arritura paraprakisht dhe marrëveshja kyçe ose më e rëndësishme që ka mbetur të zbatohet është marrëveshja sa i takon Asociacionit me Shumicë Serbe, përkatësisht fillimit të draftimit të statusit të saj dhe prandaj unë konsideroj që veprimet e mëvonshme lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, pastaj marrja e detyrës së kryetarëve nëpër komuna dhe të gjitha këto pastaj janë parë nga Bashkimi Evropian si një përpjekje për ta shmangur zbatimin e obligimeve që Kosova vetëm se i rikonfirmojë në Ohër”, tha analisti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas këtyre veprimeve, Imeri parasheh që janë vendosur edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.

“Prandaj, edhe sanksionet kanë qenë pikërisht për të, prandaj dua të them se kjo është një proces i natyrshëm çfarë ka ndodhur ngase Kosova është deklaruar e gatshme për të zbatuar marrëveshjen”, deklaroi Imeri.

Tutje, sa i përket takimit të djeshëm në Bruksel, Imeri thekson se vetë procesi i dialogimit ka qenë jo i barabartë.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë dilemë që Serbia është përkrahur, së paku kjo është perspektiva ime gjatë gjithë procesit. Madje, vetë procesi ka qenë jo i barabartë në kuptimin e trajtimit të palëve si të tilla”, shtoi ai.

Dje, në Bruksel është mbajtur takimi i nivelit të lartë mes Kurti dhe Vuçiqit. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia. Kurti dhe Vuçiq, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi./teve1.info/

Tags: BEDorajet Imeritakimi i 14 shtatorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën