TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

by Tëvë1
3 javë ago
4
A A
Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Dorajet Imeri, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për mundësinë e një bashkëpunimi mes partive politike për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas tij, një marrëveshje e mundshme mund të arrihet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por jo edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk e shoh të mundur një bashkëpunim me AAK-në, sepse marrëveshja synohet me LDK-në. Problemi është se Kurti nuk e ndan pushtetin e vet me askënd. Kjo është ajo që po thuhet”, ka deklaruar Imeri.

Ai ka rikujtuar edhe situata të mëhershme politike, duke përmendur votimin për presidenten në të kaluarën dhe lëvizjet e deputetëve që mundësuan krijimin e kuorumit në Kuvend.

Sipas Imerit, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse kishte fituar rreth 50 për qind të votave, do të rrezikonte mbështetjen po të mos zgjidhej Vjosa Osmani presidente në atë kohë.

Duke folur për raportin aktual mes Osmanit dhe Kurtit, Imeri u shpreh se nëse Osmani nuk zgjidhet sërish presidente, ajo nuk do ta lidhë më të ardhmen e saj politike me Kurtin.

“Unë mendoj që nga momenti që Vjosa Osmani nuk do të zgjidhet presidente, ajo nuk do ta lidhë më partinë e saj Guxo me zotin Kurti. Do të jenë të ndarë. Por në asnjë rrethanë nuk e shoh rikthimin e saj në LDK, për shkak të afërsisë që është krijuar mes Kurtit dhe partisë Guxo”, ka thënë Imeri.

Në fund, ai shtoi se sipas tij, Osmani e ka ditur që në fillim se nuk do t’i kishte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur sërish presidente.

“Vjosa Osmani e ka ditur që nga fillimi se nuk do t’i ketë votat për t’u zgjedhur përsëri presidente”, përfundoi Imeri.

Tags: albin kurtiDorajet ImeriTeve1Vjosa Osmani
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Gjermania publikon listën për miqësoret, nuk ftohet portieri Ramaj

Gjermania publikon listën për miqësoret, nuk ftohet portieri Ramaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën