65-vjecari që u godit për vdekje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishte duke u kthyer nga xhamia, pasi kishte falur namazin e Jacisë.
Këtë e ka bërë të ditur, imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj.
“Baci Met, veç sa e falem bashkë jacin. Allahu na pranoftë edhe u përshëndetëm, por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja!Baci Met,na bon hallall! Na bashkoftë Allahu xhenet”,ka shkruar Latifaj.