Ai ka thënë se sot Shqipëria është e para në botë për korrupsion.
“Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por vetëm tradhtar. Sot tradhtari e ndjek këtë miting të fitores të shqiptarizmit nga charteri luksoz dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, sipas firmave të hedhur nga vetë ai. Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë dhe keni të drejtë të kërkoni llogari qeverisë dhe çdo zyre në shtet. Keni të drejtën ta shporrni qeverinë kur vidhet atdheu. Vidh shpopullo shkombëtarizo, këtë ka bërë Rilindja. Sot jemi të parë në botë për korrupsion”, ka thënë ai. /tch