TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ilievski i Prishtinës, më i miri i xhiros

by teve1.info
1 muaj ago
0
A A
Ilievski i Prishtinës, më i miri i xhiros

Sulmuesit të Prishtinës, Mario Ilievski, i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila shpall më të mirët pas përfundimit të secilës xhiro, të hënën ka njoftuar se Ilievski është shpallur “Ylli i Javës”.

Ilievski, çmimin e ka marrë për lojtarin më të mirë të xhiros së 22-të në Superligë, ndërsa vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të futbollit.

Të dielën mbrëma, në derbin ndaj Dritës, Ilievski shënoi super-gol, gati nga gjysma e fushës kurse Prishtina barazoi 1:1 me kampionen në fuqi.

Ky gol i Ilievskit, mund të jetë ndoshta edhe më i miri i këtij sezoni  në Superligë, ndërsa Prishtina është e treta në tabelë me dy pikë më pak se Ballkani e Drita që ndajnë dy pozitat e para.

Ilievski është shprehur tejet i lumtur me vlerësimin, ndërsa çmimin ua ka dedikuar tifo-grupit “Plisat”, të cilët sipas tij dhuruan atmosferë të zjarrtë në tribuna kundër Dritës.

Ai pret që “Plisat” ta përkrahin Prishtinën edhe në ndeshjet tjera, ndërsa ka pranuar se goli ndaj Dritës është një fol që nuk shënohet çdo herë.

Sipas tij, Prishtina do të luftojë deri në fund për pozitën e parë, ndërsa deri në fund të sezonit janë edhe 14-të ndeshje për t’u luajtur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Trump kërcënon me burg gazetarin që raportoi i pari për shpëtimin e pilotit në Iran

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për shitje të drogës në Pejë

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën