Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinimin kundër virusit Human Papilloma.
IKSHPK-ja ka bërë apel mbi këtë çështje, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze.
Këtë bashkëbisedim, IKSHPK-ja e ka bërë në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Mitrovicë me prindërit dhe nxënësit.
“Gjatë këtij diskutimi të hapur, përfaqësues nga IKSHPK, Zyra e OBSh-së në Kosovë dhe profesionistë shëndetësor nga komuna e Mitrovicës, shpjeguan para prindërve rreziqet nga infeksioni me Virusin Human Papillom dhe përfitimet e drejtpërdrejta nga vaksina HPV në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera. Me prindërit janë ndarë informacione të rëndësishme me qëllim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë pse vaksinimi është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.
Vaksinohuni kundër HPV-së për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Merrni vaksinën kundër HPV-së për të mbrojtur shëndetin tuaj. Ruani veten dhe shoqërinë tuaj nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook./teve1.info/