TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKSHPK fton qytetarët për kujdes nga “Lija e Majmunit”

by teve1
1 vit ago
0
A A

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po e përcjellin me vëmendje epidemiologjinë mpox (dikur të quajtur si Lija e Majmunëve), pas shpalljes emergjencë globale për shëndetin publik nga organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

Sipas komunikatës të IKSHPK-së, në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes.

“MSh/IKSHPK njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës.Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes.Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta! IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu IKSHPK, u ka rekomanduar profesionistëve shëndetësorë që të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët i ka këshilluar që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.

“ Profesionistët shëndetësor rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes”, thuhet tutje.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (dikur të quajtur si Lija e Majmunëve) emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

OBSH e ka marrë këtë vendim pas përhapjes së virusit në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit të mpox dhe 517 vdekje./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Latifi publikon dokument, diploma e Kantit fillon me “besmele”

Latifi publikon dokument, diploma e Kantit fillon me “besmele”

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama përkujton 29-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën