TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e tarifës 3 euro

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar padi në Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës kundër Ministria e Shëndetësisë, duke kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2024 për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore.

Padia kundërshton pikën 4 të Shtojcës 3 dhe pikën 5 të Shtojcës 4, të cilat parashohin pagesën prej 3 euro në ditë për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeç gjatë qëndrimit në spital.

Sipas IKD-së, këto dispozita janë të kundërligjshme, pasi përmes një akti nënligjor është krijuar një kategori e re tarifimi që nuk ka bazë në Ligjin për Shëndetësi. Në padi theksohet se bashkëpagesa, sipas ligjit, lidhet me shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore nga pacienti, ndërsa shoqëruesi nuk është përfitues i trajtimit mjekësor dhe nuk mund të konsiderohet “shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore”.

IKD vlerëson se Ministria ka tejkaluar kompetencat, duke zgjeruar përmes aktit nënligjor konceptin e “shërbimit shëndetësor” përtej përcaktimeve ligjore. Po ashtu, në padi përmendet edhe reagimi i Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili ka sqaruar se tarifa lidhet me shfrytëzimin e hapësirave dhe resurseve spitalore nga persona që nuk janë pacientë.

IKD e ka ngritur padinë në mbrojtje të interesit publik, duke vlerësuar se tarifa prej 3 euro në ditë krijon barrë shtesë financiare për familjet dhe cenon të drejtat e qytetarëve, veçanërisht kur prania e shoqëruesit shpesh është domosdoshmëri në praktikën spitalore.

Tags: IKDMinistria e ShendetesiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

​Saraqi: Nagip Krasniqi nuk pati preferenca për ndonjë operator të caktuar

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj popullit të Kosovës

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për vjedhje, i mori një personi kuletën nga xhepi

Cristiano Ronaldo blenë aksione tek Almeria

Cristiano Ronaldo blenë aksione tek Almeria

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e varrezave në Prishtinë

Kosova me dy xhudiste në Uzbekistan

Kosova me dy xhudiste në Uzbekistan

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për vjedhje, i mori një personi kuletën nga xhepi

Jashari starton edhe kundër Cremoneses

Jashari starton edhe kundër Cremoneses

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën