TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​IKD: Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike për luftimin e korrupsionit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​IKD: Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike për luftimin e korrupsionit

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Kështu është thënë në publikimin e raportit “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019.

Musliu, potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit.

“Zbatimi efektiv i kuadrit ligjor kundër korrupsionit mbetet jashtëzakonisht i dobët. Edhe pse vazhdimisht ndër vite dhe po ashtu nga të gjitha qeveritë deri tash, ka pasur një gatishmëri politike për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve themelore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, praktika tregon se institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Duhet theksuar se Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Për fat të keq, edhe sot Kosova ende nuk e ka një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019. Sipas raportit të IKD-së të publikuar në janar të këtij viti draft strategjia shtetërore kundër korrupsionit ka probleme thelbësore në lidhje me konceptet bazike të sundimit të ligjit…Përkundër faktit se e kemi një qeveri që ka ardhur në pushtet me sloganin ‘Drejtësi dhe punësim’ dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë thelbi i premtimeve paraelektorale, qeveria aktuale ende nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit që është strategjia shtetërore për luftimin e korrupsionit”, tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala vlerësoi si të domosdoshëm ndryshimi e ligjit për prokurimin publik, pasi sipas tij është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj ky ligj nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.

Shala potencoi se përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje, problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Në kuadër të masave për parandalimin e korrupsionit, Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit ka paraparë edhe dispozitat të cilat lidhen me prokurimin publik dhe administrimin e financave publike. Sa i përket prokurimit publik, në Kosovë autoritetet publike janë të obliguara që të respektojnë dispozitat e ligjit për prokurimin publik. Megjithatë, ky ligj, IKD në këtë raport ka gjetur se është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian dhe po ashtu nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit. Për këtë arsye është e domosdoshme që ky ligj të ndryshohet dhe që të përshtatet me nevojat reale që ka fusha e prokurimit publik…Përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, në kohën e fundit përtej aspektit praktik ka tendenca edhe për regres në fushën legjislative në atë mënyrë që ligjet mos të draftohen në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që të ketë regres në këtë fushë”, potencoi Shala.

Ndërsa, menaxherja e projektit në Koalicionin UNCAC, Danella Newman përmes një fjalimi virtualisht tha se përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca dhe efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore.

“Mekanizmi i rishikimit të zbatimit të konventës është një mekanizëm ndërqeveritar i rishikimit nga nivelet e njëjta ku zbatimi i kapitujve të veçantë të konventës prej një shteti anëtar shqyrtohet prej dy shteteve të tjera anëtare. Rishikimi i ciklit të dytë është në proces dhe kapitulli i dytë për masat parandaluese dhe kapitulli V për rikuperimin e pasurin së janë duke u shqyrtuar…Përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca de efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore dhe jo aq shumë zbatimin aktual të dispozitave të konventës në praktikë”, tha Newman. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën